Kryetarja e Lëvizjes Socialiste per Integrim, përdori terma nënvlerësues teksa iu referua Kryeministrisë. Ajo u shpreh në “Opinion” se kryeministria është një diskotekë ku ka të punësuar 800 vajza.
“Se ajo vetëm kryeministri nuk është, ajo është një diskotekë që ka 1200 vetë të punësuar në bordero, nga 800 janë vajza të reja të cilat duhet edhe me u evidentu se çfarë pune bëjnë realisht, cfarë shërbimesh ofrojnë, dhe nga ana tjetër kemi një administratë shtetërore që nuk funksionon fare. Shkojnë ministrat në orën 5 në zyrë dhe kërkojnë ku është ky drejtor apo ai drejtor, po administrata është 8 me 4 nuk fillon 5 me 2 të natës”., u shpreh Kryemadhi. (J.V/Faxweb)