Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i ka dërguar një letër të hapur dy ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin.
Kryemadhi iu drejtohet dy ambasadorëve për problematikat e Reformës në Drejtësi.
Në letër Kryemadhi thotë se LSI-ja ka votuar pa mëdyshje Reformën dhe 7 ligjet pasi garantë kanë dalë BE dhe SHBA, ndërsa shton se PD-ja ka patur të drejtë që nuk ka votuar paketën me 7 ligje.
Pjesë nga letra e Kryemadhit:
“Problemi me kritik vazhdon të mbetet implementimi i Reformës në Drejtësi. Sjella arrogante e mazhorancës ka minuar rëndë dialogun politik.
Ky është moment i patolerueshëm, përbuzja e opinioneve të dhëna nga ONM-ja për kandidate të caktuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit (ish-sekretar i Përgjithshëm i ministrit Tahiri).
Veprimet e maxhorancës janë të një linje politike që ka prioritet kapjen e drejtësisë. Kapja e drejtesisë do ketë pasoja të rënda politiko-shoqërore për vendin.
LSI votoi pa asnjë mëdyshje reformën dhe 7 ligjet sepse ishin garantë BE dhe SHBA. Koha i dha të drejtë mosvotimit të PD-së. Roli i ndërkombëtareve shumë i rëndësishëm për krijimin e një klime të re politike.”
(F.G/Faxweb)