Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dërguar një letër Kryprokurores Arta Marku, ku kërkon pezullimin e vazhdimit të punimeve për projektin e “Unazës ë Madhe”.
Në letrën në fjalë, Kryemadhi shprehet se ndonëse është vendosur për nga ARRSH pezullimi i punimeve në Lotin e 1 të projektit, rezulton se punimet vijojnë në të gjithë aksin.
Për këtë LSI shkruan:
“Nisur nga rëndësia shumë e lartë e kësaj çështje, në të cilën preken drejtpërdrejtë e drejta e pronës, si e drejtë themelore Kushtetuese e banorëve të zonës, ku shtrihet gjurma e këtij projekti, duke theksuar gjithashtu shqetësimin e e interesit publik lindur prej fakteve të bëra publike të cilat kanë krijuar bindjen e arsyeshme se qëllimi i këtij projekti dhe procedura e ndjekur për zbatimin e tij ka qenë thellësisht korruptive dhe me shkelje të rënda të ligjit:
Kërkojmë nga ana juaj marrjen e masës së pezullimit të punimeve në të gjithë projektin e Unazës së Re deri në qarimin përfundimtar të rrethanave të kësaj çështjeje”.
Letra e plotë:
(B.B/ Faxweb.al)