Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar nga foltorja e selisë së kësaj partie se, sot shteti ka rënë dhe se fjalën tashmë e ka populli. “Jetojmë në një shtet policor, sot pamë një drejtësi të kapur”, tha Kryemadhi.
Kjo e fundi gjithashtu paral ajmëroi dhe të gjithë punonjësit e policisë së shtetit se do të përgjigjen për dhunën që kanë ushtruar ndaj protesuesve dhe deputetëve të opozitës.
“Populli nuk pajtohet me dhunën policore, ata policë që u kanë shërbyer interesave të Edi Ramës duhet të llogarisin dhe fundin e karrierës së tyre me fundin e këtij pushteti.
Sot mbaroi fjala e politikës, tani fjalën e ka populli”, u shpreh Kryemadhi.