Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në studion e emisionit “Natë me Xhaxhiun” në “Fax News”, ka marrë në mbrojtje kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Teksa u ndal tek kritikët e Bashës në Partinë Demokratike, Kryemadhi u shpreh se ata që kanë ngrënë nga Partia Demokratike, sot nuk janë aty, dhe sulmojnë Bashën sikur është e keqja meë e madhe.
“Sot ata që kanë ngrënë nga Partia Demokratike janë kundër Lulzim Bashës dhe çojnë ujë tek Edi Rama. Atyre nuk u intereson statuti, por largimi i Bashës. Sikur Lulzim Basha është e keqja e këtij vendi. Sot ka dy grupime, ose je me opoziën ose me Edi Ramën.”, – tha Kryemadhi.
Sipas saj, sot çdo forcë duhet të bashkohet kundër së keqes që qeveris vendin.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post