Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një konferencë për mediat nga selia qendrore e kësaj partie, ka komentuar situatën politike pas shpërthimit të skandalit Xhafaj-Veliu.
Kryemadhi ka thënë se LSI është pozicionuar qartë në opozitë me drogën, teksa u ka bërë thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës së opozitës në 26 maj.
“Personazhi e aktori kryesor është Kryeministri. Kryeministri kanabizoi Shqipërinë.
Beteja jonë do finalizohet me protestë ditën e shtunë.
Ky kryeministër dhunon të rinj e të reja sepse kundërshtojnë arrogancën e tij.
Po përpiqet të instalojë regjimin e drogës. Iu bëj thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës së opozitës.
Iu bëj thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës.
Lakejtë e Edi Ramës po shpërndajnë përgjegjësitë. Lekët e drogës vendosën mbi votën.
Ne si opozitë duam të shërbejmë. E shtuna është dita që i tregojmë Ramës se asgjë nuk e ndal popullin shqiptar”,-tha Kryemadhi.
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post