01:17 | 26/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Kryemadhi: Ne nuk premtuam 300-mijë vende pune, kam debatuar me Metën për Ligjin e Arsimit

18:18 | 25/03/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryemadhi i kundërpërgjigjet Ballës: Të kam mik, por nëse themi se jetojmë në parajsë është demagogji

“Bilancin e shikoj pozitiv,  ka edhe probleme, e kemi për detyrë, gabimet i shikojmë, doja të thoja disa gjëra, pavarësisht deklaratave. LSI ka qëndruar korrekte në marrëvesjen me qytetarët, me luhajtjet e veta, LSI përsëri ka qenë prezente në çdo problematike, ne ke kemi dhënë votën , nëse ta kam dhënë votën për ligjin për ligjin e arsimit ishte me kusht që aktet nënligjore duhet të miratoheshin dhe prej 2 vitesh nuk miratohen. Nuk e shoh që ka gabuar LSI, e ka devisën e saj në shërbim të qytetarëve, njerëzit janë të lodhur nga deklaratat, jemi lodhur edhe ne. Unë e shikoj LSI koherente, ne nuk premtuan 300 mijë vend pune, unë jam partizane e të pranuarit të gabimit” tha Kryemadhi sot.

“Do të kisha votuar kundër për shkarkimin e ministrave, për Xhafajn është zgjedhje e Ramës, është marrëveshje, është çështje ligji, nuk e shikoj cështje tensioni. Nëse ka njerëz që e duan LSI forcë e parë të punojnë që ta nxjerrin forcë e parë, shanset i kanë të gjkitha forcat, bazohet në planin dhe në përgatitjen e tyre elektorale,

Nuk e shikoj Metën vetëm si bashkëshort, jemi bashkëpunëtorë, unë kam shumë debate, rrimë edhe ditë pa folur  sic ka qenë edhe Ligji i Arsimit.” tha Kryemadhi.

“Unë drejtoj 3 grupe pune, po merrem më shumë  me Elbasanin, sepse është një qark që nuk e njoh, u bën përshtypje kur flas për problematika, është shembur pallati dhe kryetarja e bashkisë nuk del nga zyra, listat e deputetëve ngelen në fund fare, lëvizen sipas konjukturave politke. S’do ma kishte qejfi të kandidoja fare, do kisha dëshirë të isha shefja e kandidatëve të lëvizjes rinore të LSI, do doja të rehatohesha, të krijoja mundësi disa të tjerëve, kam detyrime ndaj njerëzve që më kanë votuar, është një mision që e quajnë një privilegj, por kur e merr me përgjegjësi nuk është priviliegj, të vendos në vështirësi me veten.” tha Kryemadhi në “Kjo Javë”.

Çfarë bilanci bëni në afrim të 1 prillit?

Kryemadhi: Bilancin e shoh pozitiv jo negativ të jem e sinqertë. Ndoshta nuk mund të kalkuloj shumë gjëra, sigurisht ka edhe probleme.

Pavarësisht pozicionimeve, deklaratave, LSI i ka qëndruar korrekte marrëveshjes me PS dhe me qytetarët. Sigurisht me luhatjet e veta për problematika të ndryshme. LSI ka qenë prezente në çdo problematikë. Ne e kemi dhënë votën tonë pavarësisht kundërshtimeve dhe amendamenteve. Nëse ta kemi dhënë votën për arsimin e lartë ta kemi dhënë me kushtin që pastaj të miratoheshin aktet nënligjore. Kanë kaluar 2 vjet dhe aktet nënligjore nuk janë miratuar. Po të pyesësh Ilir Metën mund të flasë ndryshe, është çështje këndvështrimi. Unë nuk kam qenë pjesë e marrëveshjes.

Ku ka gabuar LSI?
Kryemadhi: Nuk e shoh që LSI ka gabuar politikisht. LSI ka devizën e saj shumë të qartë. E shikoj LSI-në koherente edhe konsistente. Ne nuk premtuam 300 mijë vende pune, sigurisht ne bëmë aq sa kishim mundësi. Shpresoj të realizohen deri në datën e zgjedhjeve dhe po s’u realizuan duhet thënë pse.

Opozita thotë nuk ka zgjedhje, si mendoni se do jetë 18 qershori?
Kryemadhi: Ne flasim për koalicione, por koalicionet janë bishta matematikore. Për mua është e rëndësishme pozicionimi i partive në programet e tyre dhe përballja e tyre me votuesin. Koalicioni më i madh për mua është që partitë qoftë të majta dhe të djathta do të përballen për votuesin. Koalicioni është thjesht votat e një partie t’i llogariten një partie tjetër.

Ju personalisht mendoni se duhet të ketë një koalicion tjetër PS-LSI?
Kryemadhi: Nuk kam idenë se si është bërë e para. Ne vazhdojmë të jemi në koalicion. Po ta kapësh me debatet, unë kam më shumë debate me ministrat e LSI. Unë nuk i shikoj politike por në aspektin se sa ky problem shkon tek qytetari. Unë e mendoj si do të përballem nesër me elektoratin.

(M.D/ Shuplaka)

 

Etiketa: Monika Kryemadhi
Pas

Kryemadhi i kundërpërgjigjet Ballës: Të kam mik, por nëse themi se jetojmë në parajsë është demagogji

Para

Monika Kryemadhi Presidente? Përgjigjet deputetja e LSI

Para
Monika Kryemadhi  Presidente? Përgjigjet deputetja e LSI

Monika Kryemadhi Presidente? Përgjigjet deputetja e LSI

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.