15:32 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kryemadhi nga Durrësi, paralajmëron Edi Ramën: Akoma nuk ka filluar mosbindja civile

18:31 | 25/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryemadhi nga Durrësi, paralajmëron Edi Ramën: Akoma nuk ka filluar mosbindja civile

Ndërkohë që ka filluar protesta e opozitës kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, nga rreth rrotullimi i Plepave në Durrës ka mbajtur një deklaratë për media ku është shprehur se protesta e sotme është një protest qytetare dhe jo partiake.

Kryemadhi në fjalën e saj nuk ka nguruar t’i bëjë një thirrje kryeministrit Edi Rama ku e paralajmëron se është ende në kohë të tërhiqet.

“Këto nuk janë protestat e opozitës janë protestat e qytetarëve. Ky është një paralajmërim për Edi Ramën, akoma nuk ka filluar mosbindja civile… Sot protesta në 5 pika kryesore në rrethe është protesta për t’i thënë Edi Ramës që je akoma në kohë të tërhiqesh. Mos vazhdo më të dëmtosh shqiptarët!”

Prenoncimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Ka një pjesëmarrje të madhe, kanë ardhur kaq shumë njerëz dhe duke menduar që kjo është një nga rrugët kryesore. Sot Shqipëria merr mesazh dhe shpërndan atë ndjenjë proteste që bëjnë qytetarët në protestat e Tiranës, tashmë shpërndahen në të gjithë Shqipërinë, për të gjithë ata që nuk e kanë mundësinë financiare për të ardhur në protestat që organizohen në Tiranë, sepse pjesa më e madhe ka qenë me qytetarët e kryeqytetit. Por, ne tashmë do të shpërndahemi në të gjithë Shqipërinë. Nuk do të ndalemi. Befasia ndaj strategjisë që Edi Rama ka ndërtuar me krimin e organizuar për të uzurpuar shqiptarët do të jetë elementi kryesor i protestës së shqiptarëve. Këto nuk janë më protestat e opozitës, këto janë protestat e shqiptarëve. Sot nuk ka rrugë tjetër, o do të jesh me qytetarët, o do të jesh me krimin e organizuar.

Znj.Kryemadhi edhe më herët janë bllokuar rrugët në Durrës. Cila do të jetë strategjia e opozitës?

E thashë pak më përpara. Është paralajmërimi për Ramën. Akoma nuk ka filluar. Akoma nuk ka filluar mosbindja civile. Akoma Edi Rama nuk e ka parë revoltën e shqiptarëve. Ka vetëm 9 javë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur ndërkombëtarët. Rama nuk e ka kuptuar. Ndërkombëtarët e kanë kuptuar shumë mirë se çfarë ka ndodhur. Mjaftoni të shikoni televizionet shtetërore të të gjithë Europës, në SHBA të cilët përkrahin qytetarët shqiptarë të cilët janë ngritur në protestë kundër këtij kryeministri që ka vjedhur zgjedhjet dhe i ka blerë ato me paratë e krimit të organizuar. Kundër një Kryeministri që e ka kapur shtetin dhe që e ka kapur peng krimi i organizuar. Sot protestat në pesë pikat kryesore, janë protesta për ti thënë Edi Ramës që je akoma vonë. Mos vazhdo më që të provokosh shqiptarët, por tërhiqu dhe jepu shansin shqiptarëve të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershme si çdo qytetar europian, ashtu si këta qytetarë po thërrasin sot.

Etiketa: monika kryemadhi nga durresiprotesta e opopzites
Pas

Ish-deputeti i PD tregon skenarin e protestës, ja sa do të zgjas

Para

Drejtuesi i mjetit konfrontohet me protestuesit, ndërhyn ish-deputeti (Video)

Para
Drejtuesi i mjetit konfrontohet me protestuesit, ndërhyn ish-deputeti (Video)

Drejtuesi i mjetit konfrontohet me protestuesit, ndërhyn ish-deputeti (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryeministri izraelit paralajmëron Iranin: Do të paguajë një çmim shumë të rëndë për sulmet

Teherani: Mbi 200 të vdekur dhe 650 të plagosur nga sulmet izraelite në Iran

Atentati ndaj ligjvënësve në Minnesota, Vance Boelter ende në kërkim, u hoq si polic

Kosova dëbon dy pjesëtarë të MPB-së serbe dhe u ndalon hyrjen për 5 vjet

Izraeli kryen sulme të reja në Teheran dhe Urmia, vriten 4 anëtarë të Gardës Revolucionare

FOTO/ Makina futet kundravajtje në një autostradë në Itali duke shkaktuar aksident. Një i vdekur dhe pesë të plagosur, mes tyre tre fëmijë

Mijëra studentë në Mbretërinë e Bashkuar kapen duke kopjuar me ChatGPT, hetimi i Guardian zbulon rreth 7,000 raste të provuara mashtrimi

Akuzohen për spiunazh në favor të Izraelit, Irani arreston dy persona

Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, policia publikon akset që do të bllokohen në Tiranë

Konferenca e OKB-së: Një kthesë për mbrojtjen e oqeaneve të botës, BE jep 1 mld euro!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.