13:47 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kryemadhi nga Jala: Shqipëria po zbrazet, të rinjtë po ikin jashtë vendit

14:51 | 19/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryemadhi nga Jala: Shqipëria po zbrazet, të rinjtë po ikin jashtë vendit

 

Lëvizja Socialiste për Integrim së bashku me Lëvizjen Rinore për Integrim organizoi ceremoninë mbyllëse të kampingut veror në Jalë

Duke folur përpara pjesëmarrësve, kryetarja e LSI-së znj. Monika Kryemadhi falënderoi të rinjtë pjesëmarrës në këtë kamp veror duke shtuar se pjesëmarrja e të rinjve në politikë është shumë e rëndësishme në mënyrë që rinia të marri në dorë fatin e saj.

“LSI-ja është sulmuar më shumë nga të gjithë për vendosjen e të rinjve në listat e deputetëve nga opinioni publik. Njerëzit janë skeptikë për të rinjtë. Pjesa më e madhe e të rinjve këtu janë studentë, gjimnazistë apo sapo kanë mbaruar shkollën dhe asnjëri nga ju nuk ka garanci se çfarë do të ndodhë me të nesër, ku do të punojë, ku do të jetojë dhe çfarë të ardhme ka. Dhe për këtë fajin e ka politika, por si mund ta lësh ti politikën të vendosë për fatet e tua. Më mirë të vendosësh vetë për fatin tënd se sa dikush tjetër që nuk të konsideron. Është shumë e rëndësishme që ju të merrnin në dorë jo vetëm fatin tuaj, por edhe fatin e të gjithë rinisë shqiptare”, u shpreh kryetarja e LSI-së.

Më tej ajo shtoi se Shqipëria është një vend me një rini aktive, por që çdo ditë e më shumë po zbrazet sepse qindra e mijëra të rinj e të reja ikin dhe nuk e kthejnë më kokën prapa.

“Ju e shikoni këtë bregdet aq të bukur, por nuk të ofron atë çfarë ofrojnë vendet e tjera evropiane. Nuk të ofron infrastrukturën, energjinë elektrike, nuk të ofron rrugën e shumë e shumë shërbime të tjera. Ndaj misioni juaj është shumë i thjeshtë: nëse doni të keni një të ardhme të ndritur merruni me politikë, vendosni piketat tuaja, jepini forcë vetes suaj, ecni bashkë në grup, sepse vetëm ashtu mund ta përmbysni këtë realitet të hidhur e të shëmtuar, por mbi të gjitha do të ngrini një të ardhme të ndritur për veten tuaj dhe për brezat që do të vijnë”, përfundoi ajo. 

 

 

 

Pas

Zgarë, det dhe plot dashuri, pushimet e Elton Dedës me Adelën (FOTO)

Para

“Ekstazi” në makinë, ndalohet turku dhe ukrainasja në Qafë Thanë

Para
“Ekstazi” në makinë, ndalohet turku dhe ukrainasja në Qafë Thanë

"Ekstazi” në makinë, ndalohet turku dhe ukrainasja në Qafë Thanë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Statuti flet për zgjedhje, jo për farsë. Apel për moskeqinterpretim

Gramsh, operacion policor antikanabis: Arrestohet 63-vjeçari, në kërkim djali i tij për kultivim bimësh narkotike

Kremlini: Rusia mbështet Iranin dhe dënon sulmet amerikane e izraelite, paralajmërim për tensione të reja

Berisha: Edi Rama dhe Altin Troplini, “baljozët e zi” të krimit elektoral

Berisha: Beteja është e gjithanshme.Motoja jonë është, qeveri teknike ,zgjedhje të lira

Berisha publikon pamje nga farsa elektorale: Komisionerët votojnë bashkë me zgjedhësit, kontrollojnë çdo votë

“Mjaft me bombat” – Trump ultimatum Izraelit: Ulni avionët dhe ktheni pilotët në shtëpi

Divjakë, 15-vjeçari humb jetën në një aksident me motoçikletë

Berisha: “Vota vdiq pa hyrë në kuti”, rinumërimi është kërkesë e kandidatëve, jo e PD-së

Trump: Nuk jam i kënaqur, Izraeli dhe Irani shkelën armëpushimin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.