Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Intergim Monika Kryemadhi gjatë një takimi të zhvilluar me strukturat e partisë në Lezhë u shpreh se LSI ka për qëllim të pastrojë politikën nga oligarkia.
Më tej kryemadhi u shpreh se Rama i është dorëzuar bandave dhe merr mallin nga ato.
“Qeveria është kthyer në një bandë. LSI ka një staf të pastër nga krimi. Ne kemi si qëllim të pastrojmë politikën nga oligarkia. Jemi në opozitë dhe jemi nën presionin e bandave. Rama i është dorëzuar krimit dhe e merr mallin nga ato. Po largohet popullsia votuese dhe kjo gjë e bën më të lehtë krimin.
2.2 miliard euro janë në duart e ortakëve të Ramës. Janë mbyllur 13 mijë biznese të vegjël të cilët i falimentoi.” u shpreh Kryemadhi.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post