12:57 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Kryemadhi nga Rrajca për ujësjellsin: Ka mungesë investimesh, na vret ndërgjegjia

15:00 | 24/03/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryemadhi nga Rrajca për ujësjellsin: Ka mungesë investimesh, na vret ndërgjegjia

Deputetja e LSI-së,  Monika Kryemadhi, ishte e pranishme sot në prezantimin e studimit të fizibilitetit të ujësjellësit të ri në Rrajcë të Prrenjasit.

Duke folur për mediat pas këtij takimi, Kryemadhi tha se bëhet fjalë për një investim që i jep entuziazëm dhe shpresë banorëve të komunës Rrajcë, që është një nga zonat më të bukura të Prrenjasit.

“Për herë të parë vij këtu dhe me thënë të drejtën kur po vija rrugës shikoja mundësitë shumë të pakta që ka Bashkia e Prrenjasit për t’u shërbyer qytetarëve, duke pasur parasysh që është pothuajse një nga bashkitë më të varfra që ka Shqipëria. Por ky projekt u jep një lloj entuziazmi banorëve të komunës Rrajcë, të cilës të mendosh që është një nga zonat më të bukura, por edhe më të varfra. Njëkohësisht mungesa e ujit, mungesa e infrastrukturës, e bën më të lodhur e më të drobitur si zonë. Por ky projekt ishte si një lloj shprese që u jepej banorëve dhe shpresoj që sa më shpejt të realizohet”, – u shpreh deputetja e LSI-së, teksa theksoi nevojën për të krijuar sa më shumë investime dhe sa më shumë mundësi në këto zona që njerëzit të mos e gjejnë rrugëzgjidhjen duke u larguar nga Shqipëria.Është një projekt i bërë me FSHZH-në, me Bankën Gjermane KfW dhe me ndihmën e Bashkisë së Përrenjasit. Është një mundësi për të parë diçka ndryshe, një mundësi për të parë një gjë të bukur, por njëkohësisht duke parë dhe anën tjetër të medaljes; mungesën e investimeve në gjithë këto vite tranzicion që kanë ndodhur në Shqipëri, gjë që na vret edhe ndërgjegjja. Njëkohësisht na rrit edhe më shumë përgjegjshmërinë edhe obligimin për të krijuar sa më shumë mundësi dhe për të krijuar sa më shumë investime në këto zona. Njerëzit të mos e gjejnë rrugëzgjidhjen e tyre përmes largimit nga Shqipëria, por të gjejnë rrugëzgjidhjen të jetojnë në zonat e tyre, por të kenë edhe mundësitë e tyre më të mëdha për të patur një jetë më të mirë. Një zonë sa punëtore, por edhe aq arsimdashëse, kjo na krijon edhe një lloj obligimi më të madh për të pasur vëmendjen drejt këtyre zonave që janë të harruara në momente të caktuara”, tha Monika Kryemadhi.

E pyetur nga mediat se Rrajca është një zonë kufitare, që ka pasur gjithmonë probleme me punësimin, infrastrukturën dhe rrugën dhe nëse ky investim mund ta marrim si hapin e parë drejt mbështetjes së kësaj zone, znj. Kryemadhi u përgjigj duke thënë se: “Unë e shikoj si një detyrim jo vetëm politik, sepse dua ta harroj detyrimin politik, e shikoj si një detyrim moral në radhë të parë të përkrahur një kryetare bashkie që është grua, një nënë e re me një fëmijë të vogël, por që mbi të gjitha që ka marrë edhe një lloj angazhimi jashtëzakonisht të madh për një zonë kaq të varfër, me mungesa kaq të mëdha në investime, por mbi të gjitha për t’i dhënë dorën dhe mundësinë jo vetëm Mirandës si kryetare bashkie, por për t’u dhënë dorën shumë grave dhe vajzave të tjera në Bashkinë e Prrenjasit, të cilat ndjehen jo vetëm të izoluara, por edhe të asimiluara në varfërinë e kësaj zone”,tha  Kryemadhi, duke shtuar se projekti i nisur do të vazhdojë pa asnjë lloj ndërprerje.

Bëhet fjalë për një projekt nga i cili do të përfitojnë ujë të pijshëm 6844 banorë të fshatrave; Kovanik, Skënderbej, Gjashtëliz, Rrëzë, Sutaj, dhe Rrajcë.

Investimi për këtë ujësjellës kap vlerën 3.233.790.000 lekë. Rreth 70% e kësaj vlere mbulohet nga banka gjermane KfW, 20% nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe 10% nga Bashkia Prrenjas.

(J.V/Shuplaka)

Etiketa: Monika Kryemadhireagim
Pas

Përvjetori i 48-të i lindjes së Metës, lumë urimesh nga të rinjtë e LSI-së

Para

Skandali me peshqit e ngordhur në Fierzë, sqaron Inspektorati i Peshkimit: Nuk u përdor dinamit

Para
Skandali me peshqit e ngordhur në Fierzë, sqaron Inspektorati i Peshkimit: Nuk u përdor dinamit

Skandali me peshqit e ngordhur në Fierzë, sqaron Inspektorati i Peshkimit: Nuk u përdor dinamit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha denoncon: 6 mijë leje legalizimi përdoren për blerje votash, farsa elektorale në 11 maj

Izraeli shpall organizatë terroriste Bankën Qendrore të Iranit

Udhëheqësi suprem i Iranit ende nuk e ka pranuar armëpushimin

SPAK zgjat me 3 muaj afatin e hetimeve për Arben Ahmetajn

Taksia përplasi 3 të mitur, detaje nga aksidenti në Tiranë

Trump dhe Erdogan zhvillojnë takim të mbyllur në Hagë

Dështon për herë të 37-të konstituimi i Kuvendit

Shuhen flakët në Pilur dhe Kukës, Emergjencat Civile njoftojnë gjendjen e zjarreve në vend

Aksident në Tiranë, dy të mitur me skuter përplasen nga automjeti

250 milionë dollarë ndihmë nga Banka Botërore për rindërtimin e Libanit pas luftës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.