Mbrëmjen e djeshme Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të hajë sërish ndonjë këpucë kokës, nëse prek deputetët.
Kryetarja e LSI-së u shpreh më tej se nuk do të lejojë të ushtrohet dhunë ndaj deputetëve apo që ato të gjakosen, duke paralajmëruar se opozita nuk do t’i ndalë protestat dhe se ajo do të përdorë sërish këpucët ndaj Ramës.
“Po goditi sërish ndonjë njeri, patjetër që do ketë ndonjë këpucë kokës. Po preku deputetët, do goditet sërish”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi foli edhe për aksionin e opozitës së bashkuar, që do të nisë në janar, ku siguroi se protestat nuk do të ndalen dhe se do jenë demokratike. “Zgjedhjet e 25 qershorit janë maja e Ajsbergut, vetë ne opozita ishim të papërgatitur, ndaj dhe duhet t’i mendojmë hapat për të mos gabuar. Protesta ne do të bëjmë, do shohim kur do të hapet seanca plenare, do shohim kur do jetë data më e mirë, temat. Çdo lëvizje është e koordinuar, Basha ka qenë në Lezhë, unë në Skrapar, sigurisht që i koordinojmë të gjitha lëvizjet. Jemi në një moment kolaudimi të opozitës, e kemi të nevojshme”, theksoi kryetarja e LSI për Report Tv. (J.V/Faxweb)