21:27 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kryemadhi: Nxitje bashkëpunimit Shqipëri-Kinë dhe mbështetje projekteve te zhvillimit

13:47 | 31/10/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryemadhi: Nxitje bashkëpunimit Shqipëri-Kinë dhe mbështetje projekteve te zhvillimit

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi një takim në Asamblenë Kombëtare Popullore me Z. Hu Ke Ming, anëtar i grupit të miqësisë “Kinë-Shqipëri. Gjatë vizitës zyrtare në Republikën Popullore të Kinës, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi një takim në Asamblenë Kombëtare Popullore me Z. Hu Ke Ming, anëtar i grupit të miqësisë “Kinë-Shqipëri”.  Kryemadhi falenderoi Z.Hu për mikëpritjen dhe shprehu angazhim në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të nxitur më tej bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, duke i vendosur një theks të veçantë projekteve të zhvillimit në kuadër të nismës “Një brez-Një rrugë”, si dhe për forcimin e bashkëpunimit në një sërë fushash të tjera prioritare.

Z.Hu ndau me delegacionin e LSI-së vlerësimet e një bashkëpunimi të gjatë dhe konstruktiv ndërmjet dy vendeve dhe theksoi edhe njëherë vullnetin për t’i nxitur këto marrëdhënie më tej nëpërmjet bashkëpunimit mes Asamblesë Popullore dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Pasi vlerësoi rolin e LSI si pjesë e Parlamentit të Shqipërisë dhe deputetëve të saj, pjesë e grupit të miqësisë “Shqipëri-Kinë”, ndau disa fusha prioritare të bashkëpunimit si investimet,  sipërmarrja dhe shkëmbimet arsimore e kulturore nëpërmjet Institutit Konfuci.  Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi përkrahu vazhdimin e shkëmbimeve ndërmjet 2 parlamenteve dhe grupeve të miqësisë. Ajo theksoi mundësitë e reja të bashkëpunimit që janë hapur në kuadër të iniciativës “Një Brez, Një Rrugë dhe Platformës “16+1”, si dhe fushave të tjera konkrete si Bujqësia e Turizmi, Drejtësia e Rendi. Kryemadhi shprehu vlerësimin për trendin pozitiv të rritjes së shkëmbimeve ekonomike tregtare si dhe pozicionimit të RP të Kinës si një ndër investitorët kryesor në vend.

 

Pas

“Presin të arrestohen”, Pjerin Ndreu i kthehet Berishës: Je niveli më ordiner, familjes time do t’i shohësh targën

Para

E tërhoqi kali zvarrë, humb jetën pak orë para ditëlindjes 14-vjeçari në Librazhd

Para
E tërhoqi kali zvarrë, humb jetën pak orë para ditëlindjes 14-vjeçari në Librazhd

E tërhoqi kali zvarrë, humb jetën pak orë para ditëlindjes 14-vjeçari në Librazhd

Discussion about this post

 



Të Fundit

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

FOTO/ Dëmtohet tabela përkujtimore në nder të Ilaria Sulës, reagojnë Universiteti dhe babai i shqiptares: Akt vandalizmi! Është fyer kujtimi i saj

100 mijë shqiptarë me kriptomonedha / U zhvillua në Tiranë samiti i kriptos për Ballkanin, ekspertët tregojnë fitimet dhe rreziqet

Kanadaja përballet me emergjencë zjarresh, evakuohen 17 mijë banorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.