Në lidhje me marrëveshjen e arritur Rama-Meta, nënkryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, është shprehu se marrëveshja nuk e dëmton LSI.
Ajo është shprehur se paketa ‘McAllistr” është një copy-paste e propozimit që ka bërë Ilir Meta.
“Që në momentin e reformës në drejtësi kur Ilir Meta foli për qeveri besimi për ti ofruar besim opozitës ka filluar marrëveshja.
Edhe paketa McAllister është një copy-paste e propozimit që ka bërë Ilir Meta basi deklaroi për qeveri besimi.
Tashmë në 30 ditë të gjitha partitë politike do të futen në logozet e tyre elektorale. Unë më shumë problematikë shikoj ligjin e reklamave”,-tha Kryemadhi.
“Atentat nuk mund të quhet marrëveshja e dy partive. Atentat do të ishte pa PD-në në zgjedhje, hyrja në zgjedhje ishte e mirë, ne na favorizon si parti kur nuk kemi koalicoine. Në përpjestimin e votës ne marrim më shumë mandate deputetësh si LSI.
Unë e shikoj si një gjë pozitive marrëveshjen.
Ajo që më shqetëson është sa thelb kombëtar ka brenda marrëveshjes, sa do t’i shërbejë vendit. Ne kemi luftuar që opozita të hyjë në zgjedhje dhe nuk mund të jemi kundër këtij produkti që u arrit”,-tha ndër të tjera Kryemadhi.
(M.D/Shuplaka)