18:06 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kryemadhi për zgjedhjet lokale: Do të hyjmë me kandidatë të përbashkët me PD-në, kundër sektit të Rilindjes

13:26 | 18/11/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryemadhi për zgjedhjet lokale: Do të hyjmë me kandidatë të përbashkët me PD-në, kundër sektit të Rilindjes

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e LSI në qytetin e Sarandës ka deklaruar se tashmë LSI së bashku me Frontin Opozitar ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 30 qershorit.

Kryemadhi tha se strukturat e LSI në qytetin e Sarandës në bashkëpunim dhe me strukturat e Partisë Demokratike dhe të Partisë Republikane, Partisë Agrare dhe të gjitha partive të tjera të cilat janë pjesë e Frontit Opozitar do të rakordohen, sepse sipas saj “është jashtëzakonisht e domosdoshme funksionimi dhe riorganizimi i strukturave tona si një bllok opozitar kundër një të keqeje shumë të madhe, që është qeverisja e një sekti kriminal si Rilindja”.

Duke folur për zgjedhjet lokale, Kryemadhi tha se: Ne tashmë jemi në një front opozitar. Do të shkojmë drejt marrëveshjeve të cilat do të hyjmë bashkarisht në zgjedhjet lokale, në përzgjedhjet e kandidatëve. Partia Demokratike ka filluar punën e saj për përzgjedhjen e kandidatëve të cilët duhet të jenë fitimtarë në të gjithë fushatën elektorale.

Ashtu sikurse edhe ne si LSI kemi filluar dhe jemi në kontakte me strukturat dhe drejtuesit për përzgjedhjen e kandidatëve tanë. Dhe do të shkojmë drejt përzgjedhjes së kandidatëve fitues, të cilët do të jenë fitues jo thjesht si përfaqësues të forcave politike, por do të jenë fitues në funksion të qytetarëve.

(E.K/FAXWEB.AL) 

Pas

Basha flet me emra nga Berati: Këta janë politikanët që duhet të shkojnë në burg!

Para

Përkeqësimi i motit, ARRSH paralajmëron drejtuesit e mjeteve: Ja akset ku duhet të tregoni kujdes

Para
Vijojnë reshjet e borës në Jug-Lindje, vështirësi qarkullimi në aksin Korçë-Dardhë

Përkeqësimi i motit, ARRSH paralajmëron drejtuesit e mjeteve: Ja akset ku duhet të tregoni kujdes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Merr flakë fusha e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit, forcat zjarrfikëse mbërrijnë në vendngjarje

Kurti i përgjigjet BE-së dhe ambasadave për urat në Ibër: Ata që kanë dilema të na kontaktojnë, ua shpjegojmë qëllimet

Sfidat e punësimit rajonal, informaliteti dhe shkeljet që hasen më shumë

Digjet autobusi në Romë, flakët përfshijnë edhe pallatin

I jepet lamtumira e fundit Mitropolitit të Gjirokastrës, Imzot Dhimitri

Shkupi pret Samitin BE–Ballkani Perëndimor/ Marta Kos vlerëson ecurinë e Shqipërisë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian

Përvëlohet Europa, Franca mbyll mbi 1 mijë shkolla, Spanja shënon muajin më të nxehtë

Shqetësim për emigracionin e parregullt, Polonia rrit masat e sigurisë në kufijtë me Gjermaninë dhe Lituaninë

Përfshihet nga flakët një fabrikë farmaceutike në Indi, 39 të vdekur dhe 34 të plagosur

Trafik droge nga Amerika Latine e Gjermania në Zvicër, çohen për gjykim dy kokat shqiptare të grupit kriminal! U janë sekuestruar rreth 1400 kg drogë e 10 mijë tableta ekstazi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.