Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është e ftuar e në emisionin “360 Gradë” të Artur Zhejit në Ora News, ka treguar se pse ka qenë skeptike në lidhje me marrëveshjen e Ilir Metës me Edi Ramën.
Ajo ka thënë se ka qenë skeptike në lidhje me marrëveshjen e tyre për shkak të marrëdhënieve të tyre historike, jo i individ por si parti politike.
Kryemadhi tha se në marrëveshjen e 2007-s, pa u tharë akoma boja e marrëveshjes, Rama ngriti grupin e punës për ndryshimet kushtetuese si e si të godiste LSI-në.
Zheji: Pse keni qenë skeptime për marrëveshjet?
Kryemadhi: Unë kam qenë skeptike për sa i përket marrëveshjeve që Ilir Meta ka bërë me Edi Ramën për arsye të marrëdhënieve historike mes tij dhe Edi Ramës jo i individ por si parti politike. Në marrëveshjen e 2007-s, pa u tharë akoma boja e marrëveshjes, ai ngriti grupin e punës për ndryshimet kushtetuese si e si të godiste LSI-në. Unë kam qenë që çdo marrëveshje që bëhej të shkruhej dhe të ishte transparente. Ne kemi shumë marrëveshje që janë bërë në politikë që sot e asaj dite nuk janë transparente. Sot e kësaj dite kemi dilemat më të mëdha që nuk i japim dot zgjidhje. (B.H/Shuplaka)