Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur pas shoqërimit të saj të dhunshëm nga ana e Policisë, teksa tha se qytetarët nuk duhet të njohin më shtetin e EdI Ramës. Kryemadhi tha se në mesin e të shoqëruarve janë gra dhe vajza, për të cilat nuk ka një njoftim as për familjarët.
“Këta e kanë mendjen si të rrëmbejnë, asnjë mos të më thotë që ai nuk është antishqiptar. Sot në Shqipëri ne nuk kemi më gjë tjetër. U shoqërova, nuk më shqetëson absolutisht kjo. Iu bëj thirrje që shqiptarët të mos e njohin shtetin, mos e përdorni fjalën revolucion se na shqetësohen ambasadat, por harrojnë që klyshin e kanë aty, dhe bëjnë pazaret me të”, tha Kryemadhi, e cila paralajmëroi dhe drejtorin e Teatrit Hervin Çuli.
“Ato themelet e kullave do të jenë varri i tij, i bëj thirrje drejtësisë që fle gjumë dhe është ëekend, të fillojë të na arrestojë ne që mbrojtëm qytetarërinë, se ata hanë dhe pinë në ditëlindjet e deputetëve socialistë”, tha më tej Kryemadhi.
Kujtojmë se ndërhyrja e policisë ka ardhur në një moment, kur ka pasur një numër më të vogël të aktivistëve të pranishëm, dhe kur ishin larguar prej andej dhe kreu i PD-së Lulzim Basha.