10:22 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kryemadhi takim me Robert Benjamin: Për forcimin e institucioneve detyra më e madhe i takon klasës politike

13:19 | 17/11/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryemadhi takim me Robert Benjamin: Për forcimin e institucioneve detyra më e madhe i takon klasës politike

Monika Kryemadhi priti në takim Robert Benjamin, Drejtor për Europën Qendrore dhe Lindore i Institutit Demokratik Amerikan (NDI). Fokusi i takimit ishte rikonfirmimi i bashkëpunimit mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe NDI, si dhe situata aktuale e demokracisë së Shqipërisë.

Kryemadhi shprehu vlerësimet ndaj NDI për asistencën e ofruar ndaj LSI-së në proceset e hartimit të politikave bashkëkohore, të trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve të forumit rinor (LRI) dhe të forumit të gruas (LGI) si dhe në veçanti për investimin e tyre për rritjen e transparencës financiare të partive politike në Shqipëri.

“Kontributi i çmuar i NDI ndër vite, duke i ofruar një mentalitet perëndimor aktorëve të ndryshëm politik ka ndihmuar Shqipërinë të bëjë hapa para në rrugën e demokracisë, megjithëse ka ende shumë punë për tu bërë për forcimin e institucioneve dhe shtetit të së drejtës në vend. Kontributi i partnerëve është i çmuar, por detyra më e madhe i takon klasës politike të vendit pasi njerëzit presin më shume prej saj”, është shprehur  Kryemadhi.

Benjamin vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me LSI, ku në veçanti përmendi shembullin e dhënë nga LSI për sa i përket standardeve perëndimore të transparencës financiare që ka adoptuar, si dhe rikonfirmoi angazhimin e Institutit për të vazhduar projektet e përbashkëta të bashkëpunimit.

Kryetarja e LSI ndau shqetësimet e saj për situatën aktuale të demokracisë në vend, të kriminalitetit e të qeverisë që nuk punon për njerëzit, ku theksoi rëndësinë për një model të ri në jetën politike të vendit, ku në qendër janë qytetarët e demokracia është funksionale.

Në lidhje me standardet demokratike,  Benjamin shprehu nevojën e forcimit të pavarësisë dhe të rritjes së transparencës së institucioneve shtetërore si një etapë e rëndësishme për garantimin e të drejtave të qytetarëve dhe për eficencë në hapat që duhet të hidhen për zhvillimin e mëtejshëm të vendit drejt standardeve perëndimore. Në takim Kryetarja e LSI ishte e shoqëruar nga Nën Kryetarja e LSI Znj. Kejdi Mehmetaj, si dhe morën pjesë Drejtori i Programit të Partive Politike të NDI, Z. IvanDoherty si dhe Znj. Ana Kovaçeviç, Menaxhere Rezidente e Programit për Shqipërinë.(J.V/Faxweb)

 

Pas

Banorët e Zharrëzës drejt dëmshpërblimit, miratohet fondi për 72 familje

Para

Ecin me hapa të shpejta, Elgiti dhe Klea gdhëndin njëri tjetrin në trup (FOTO)

Para
Lidhja me Klea Hutën, flet për herë të parë Elgit Doda

Ecin me hapa të shpejta, Elgiti dhe Klea gdhëndin njëri tjetrin në trup (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Afera Partizani/ Berisha në SPAK me një grup militantësh: Seksion i kartelit Troplini! Sot në GJKKO edhe shorti për trupën gjykuese

Chelsea nuk e konsideron, Armando Broja ofertë nga klubi i ligës së dytë

Postimi kundër vajzës së Melonit! Profesori: Ishte gabim “i sugjeruar” nga ChatGPT. S’po dal nga shtëpia

Sot seancë plenare/ Kuvendi i Kosovës në përpjekjen e 25-të për konstituim

I dënuar në Angli për drogë, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e pajustifikuara të ‘bosit’ në Shqipëri, në ‘rrjetë’ edhe biznesi i makinave

“Rrjeti i Merimangës”, Ukraina godet bazat ajrore të Rusisë në një operacion të guximshëm ushtarak

Asnjë kandidaturë zyrtare për drejtimin e BKH, afati mbyllet më 6 qershor

Digjen dy automjete në Maliq, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Shisnin kanabis në doza, arrestohen burrë e grua në Korçë! Në pranga edhe bashkëpunëtori i tyre

Kosovë/ Tentohet për herë të 25-të për konstituimin e Kuvendit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.