22:54 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kryemadhi takim me Shoqatën e Biznesit të Vogël: Jemi kundër vendosjes së TVSH-së

13:53 | 07/11/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryemadhi takim me Shoqatën e Biznesit të Vogël: Jemi kundër vendosjes së TVSH-së

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi priti sot në një takim në selinë e LSI-së kryetarin e Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Albert Naston.

Ky takim erdhi si kërkesë e kësaj shoqate, në vazhdën e problematikave dhe shqetësimeve aktuale që biznesi i vogël dhe i mesëm po has kohët e fundit si rezultat i politikave fiskale rënduese dhe penalizuese që po ndjek qeveria.

Kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm në Shqipëri Albert Nasto falënderoi kryetaren e LSI-së për qëndrimet pro biznesit të vogël dhe të mesëm dhe vlerësoi rolin e LSI-së në kundërshtimet publike ndaj politikave shtrënguese fiskale të qeverisë.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pasi u njoh më konkretisht me shqetësimet e prezantuara nga përfaqësuesit e shoqatës në lidhje më përkeqësimin e klimës së biznesit, në lidhje me rritjen e taksave lokale dhe kombëtare, si dhe në mënyrë të veçantë me përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së , shprehu mbështetjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim ndaj dhjetëra mijëra bizneseve, të cilat sot janë të detyruara të vuajnë pasojat katastrofike të kësaj politike ekonomike dhe fiskale që buron nga keqqeverisja, mungesa e vizionit dhe paaftësia për të zhvilluar ekonominë e vendit.

“Dhjetëra mijëra biznese janë në prag të falimentimit. Kjo do të thotë që dhjetëra mijëra njerëz do ti shtohen armatës së të papunëve. Biznesi i vogël dhe i mesëm ka nevojë për mbështetje dhe stimuj, dhe jo për gjoba, penalitete apo rritje taksash. LSI mbështet biznesin e vogël dhe te mesëm, duke cilësuar ato si shtyllën kurrizore për ekonominë e vendit. LSI është kundër rritjes së taksave dhe është kundër përfshirjes së këtyre bizneseve në skemën e TVSH-së. Në ditët në vazhdim, LSI do të dëgjojë të gjithë grupet e interesit dhe do të ketë propozime konkrete për çështjet fiskale dhe ekonomike”, tha kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Më tej, kryetarja e LSI theksoi se zhvillimi i ekonomisë së vendit, lufta kundër varfërisë, përmirësimi i klimës së biznesit, nxitja e punësimit janë disa nga objektivat kryesorë të axhendës sonë politike. “Prandaj edhe ky takim i sotëm me shoqatën konfirmon që axhenda jonë politike është në sinkron të plotë me pritshmëritë e biznesit dhe interesit më të mirë të qytetarëve për një qeverisje të përgjegjshme dhe për një ekonomi të fortë dhe të zhvilluar”, tha ajo. (J.V/Faxweb)

 

Pas

“Më kërcënuan”,reagon Pjerin Ndreu: Po bënim shaka me Salianjin

Para

Seriozisht e ka tepruar! Rama në ”ethe” për vëmendje, Buzhala: Në vende normale autoritetet e shëndetit mendor do e lidhnin!

Para
Seriozisht e ka tepruar! Rama në ”ethe” për vëmendje, Buzhala: Në vende normale autoritetet e shëndetit mendor do e lidhnin!

Seriozisht e ka tepruar! Rama në ''ethe" për vëmendje, Buzhala: Në vende normale autoritetet e shëndetit mendor do e lidhnin!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.