00:20 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kryemadhi takohet me ministrin kinez: Bashkëpunim në disa fusha ndërmjet dy vendeve

15:25 | 30/10/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryemadhi takohet me ministrin kinez: Bashkëpunim në disa fusha ndërmjet dy vendeve

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim znj. Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me  z. Song Tao, Ministër, Drejtues i Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Kineze. Gjatë takimit u formalizuan marrëdhëniet ndërmjet dy partive, të cilat u vlerësuan si tepër të rëndësishme për të forcuar më tej marrëdhëniet Kino-Shqiptare.

Gjatë takimit znj. Kryemadhi shprehu falenderimet dhe mirënjohjen për këtë hap të ri të hedhur ndërmjet dy partive dhe shprehu angazhimin për të shtrirë bashkëpunimin në disa fusha të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh, ne fushat e Turizmit, Bujqësisë, Infrastrukturës dhe Drejtësisë e Rendit.

Gjithashtu Kryemadhi shprehu kënaqësinë për trendin në rritje të shkëmbimeve ekonomike-tregtare, ku sot Kina është investitori i dytë më i madh në Shqipëri, si dhe rritjen e vazhdueshme të numrit të turistëve kinezë në Shqipëri.

Ndërkohë nga ana tjetër Song shprehu vlerësimin për bashkëpunimin me LSI si një faktor i rëndësishëm në politikën shqiptare dhe kontributore e përmirësimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Song shprehu angazhimin, në emër të Partisë Komuniste Kineze, për të shtuar bashkëpunimin duke shkëmbyer takime të niveleve të larta për të ndarë eksperiencat e suksesshme respektive. Gjithashtu, një vëmendje e veçantë do i kushtohet shkëmbimeve rinore, në kuadër të forcimit dhe trashëgimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Znj. Kryemadhi vlerësoi arritjet e RPK dhe Presidentit Xi Jinping dhe zhvillimet pas Kongresit të 19, veçanërisht objektivat për luftën kundër varfërisë, rritjen e transparencës dhe zhvillimin e gjelbër.  Është evidente që reformat kanë nxitur hapjen e Kinës dhe hapja ka nxitur më tej reformat duke sjellë zhvillim dhe stabilitet.

Pas

“1 grek më pak, 1 bastard më pak”, reagon Partizani: Sporti duhet t’i bashkojë njerëzit, jo t’i përçajë!

Para

Sherr mes shqiptarëve, plagoset rëndë 36-vjeçari në Itali

Para
“Do të djeg të gjallë”, shqiptari kërcënon 35 vjeçarin për borxhin e drogës

Sherr mes shqiptarëve, plagoset rëndë 36-vjeçari në Itali

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.