Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.
Lajmin në fjalë e ka bërë të ditur vetë Kryemadhi me anë të një postimi në rrjetet sociale ku falenderon raporterin Fleckenstein për rolin e tij mbështetës si raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian.
Më tej ajo shkruan se perspektiva Evropiane është prioritet i palëkundur për LSI.
Postimi i plotë
Falenderoj raporterin Fleckenstein për rolin e tij mbështetës si raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian.
Perspektiva Evropiane është prioritet i palëkundur për LSI.
Ne kemi qënë mbështetësit më të fortë të reformës në drejtësi, duke votuar dhe hapur rrugë çdo hallke që bënte të mundur implementimin e saj. Rama dhe mazhoranca janë sot bllokuesit e vetëm të reformave kyçe dhe integrimit të vendit.
Zgjidhja e vetme është kthimi i reformës në drejtësi në shtratin kushtetutes të 21-22 korrikut dhe marrja në shqyrtim e propozimeve konkrete të opozitës për çbllokimin e krizës së shkaktuar nga kapja e shtetit nga mazhoranca.
(M.Q/Faxweb)