Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ndërsa maxhoranca kishte ikur nga salla e Kuvendit, u ka bërë thirrje deputetëve të Partisë Socialiste që të braktisin Ramën pasi atij i ka ardhur fundi.
Kryemadhi u tha deputetëve socialistë, se Rama është vetëm dhe të gjitha duhet të largohen nga ai, se ai po qelb Shqipërinë dhe llumi që e ka uzurpur nuk duhet të përcillet tek shqiptarët.
“Rama është drejt fundit, nuk ka njeri që ta mbrojë dhe nuk ka njëri që ta ndihmojë, nuk ka më media. Ai nuk blenë dot më shqiptarët, pasi nuk u blenë dot shpirtin.
Llumi dhe era e keqe që ka uzurpuar Edi Ramën, nuk ka pse të përcillet tek shqiptarët.
U bëj thirrje socialistëve të largohen prej tij, pasi ai nuk është socialit por një sekt kriminal dhe ka uzurpuar partinë 11 vjet më parë.
Të gjithë të sensibilizojnë Edi Ramën dhe të mos lejojnë që ta shkatërrojë më tej, pasi historia në 80 vite është e destinuar që të mbyllet këtë vit”, tha ndër të tjera Kryemadhi. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post