12:32 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Kryemadhi thumbon Ramën: Sot Lezha do të ishte më mirë nëse do të të dëgjonte partia jote atje

13:48 | 12/05/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mos e merrni seriozisht”, Kryemadhi i kundërpërgjigjet Ramës, publikon fakte kundër tij (FOTO)

Deputetja Monika Kryemadhi duke publikuar foto nga qendra e qytetit të Lezhës ka tregaur sesi ka ndryshuar kjo qendër falë ish-kryebashkiakut Viktor Tushës, i cili drejtoi këtë bashki deri në vitin 2015.   Sipas Kryemadhit,  Rama ka harruar pakëz mosangazhimin ose drejtimin e gabuar që ka zgjedhur partia që ai drejton, i cili ndikoi ndjeshëm në rezultatin e zgjedhjeve në Lezhë. Më tej Monika thekson se sot Lezha dhe qytetarët e saj do të ishin më të mirë dhe më të begatë nëse Edi Ramën do ta dëgjonte më shumë dhe më seriozisht partia e tij në Lezhë për të fituar Lezhën dy vjet më parë.

“Është për t’u vleresuar kujdesi që kryeministri tregon për Lezhën, qytet në fakt i transformuar dhe zbukuruar falë investimeve të qeverisë dhe punës së kryebashkiakut Viktor Tusha. Në këtë foto duket qendra e Lezhës si ka qenë dhe se si ka ndryshuar ajo falë punës tonë dhe angazhimit të të gjithë qytetarëve. Edhe më e bukur do të ishte, edhe më shumë punë, mirëqënie, rrugë, kanalizime, shkolla dhe çerdhe do të kishte Lezha nëse do të vijohej të drejtohej nga ata që përmirësuan ndjeshëm këtë qytet. Por kryeministri ndoshta ka harruar pakëz mosangazhimin ose drejtimin e gabuar që ka zgjedhur partia që ai drejton, i cili ndikoi ndjeshëm në rezultatin e zgjedhjeve në Lezhë. Sot Lezha dhe qytetarët e saj do të ishin më të mirë dhe më të begatë nëse Edi Ramën do ta dëgjonte më shumë dhe më seriozisht partia e tij në Lezhë për të fituar Lezhën dy vjet më parë. Por siç duket gjërat harrohen shpejt dhe sot kryeministri ka nostalgji për periudhën kur Lezha kishte drejtimin e duhur. Ndërsa selia që duket në foton e vjetër është e njëjta, me ndryshimin e vetëm se sot, në krahasim me dy vjet më parë ka më shumë të rinj e të reja që punojnë dhe motivohen për t’i rikthyer Lezhës dhe banorëve të saj dinjitetin që meritojnë. Sepse LSI është shans për të gjithë, edhe për ata që në dukje e nënvlerësojnë.”, shkruan Monika Kryemadhi.

Duhet të sjellim në vëmendje që mëngjesin e sotëm  kryeministri Edi Rama ka përshëndetur qytetarët me një foto nga qyteti i Lezhës, që drejtohet nga PD-ja në dy kohë të ndryshme: 4 vite më parë dhe sot.

Sipas Ramës  mbetet ende për të bërë për këtë qytet ndërsa tregon se nesër do të jetë në Lezhë, ku me sa duket do të organizohet një aktivitet masiv nga PS-ka.

“MIRËMËNGJES  dhe ju uroj ditë të mbarë me këtë imazh të qendrës së Lezhës më 2013 dhe sot Por ende më shumë mbetet për të bërë dhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi tani. Prandaj do të jemi nesër më shumë se kurrë në këtë shesh #PërLezhënQëDuam#PërShqipërinëQëDuam me #Shtet#Punë #Mirëqenie me #PartinëSocialiste”, shkruan Rama. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: edi ramalezheMonika Kryemadhiqyteti
Pas

Vetëvrasja e polices, hetimet përqëndrohen te celulari. Fotoja e një mashkulli në ”Whatsapp”

Para

Osmani dhe Latifi në dyshim, Skëndërbeu me mungesa ndaj Tiranës

Para
Osmani dhe Latifi në dyshim, Skëndërbeu me mungesa ndaj Tiranës

Osmani dhe Latifi në dyshim, Skëndërbeu me mungesa ndaj Tiranës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani i ashpër ndaj SHBA: Përfshirja juaj në konflikt do të çonte në luftë totale

Erdogan: Veprimet e Teheranit janë mbrojtje legjitime

“Sulmi ndaj Iranit me “ChatGpt?”/ Izraeli vite të tëra përgatitje, përdori spiunë dhe dronë inteligjentë

Një në katër emigrantë do të largohet nga Gjermania

Përshkallëzohet konflikti Izrael-Iran/ Papa Leo XIV citon Papa Françeskun: Lufta është gjithmonë një disfatë

Tjetër masakër në Gaza, ushtria izraelite vret 59 civilë pranë qendrave humanitare

Jeta vazhdon edhe në luftë/ Nëna sjell në jetë trinjaket në një spital nëntokësor në Iran

Kapet nga Policia Kufitare një shtetas në kërkim për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit

Zjarr në tre kontejnerë banimi në Shkodër, shërbimi zjarrfikës dhe policia në ‘luftë’ me flakët

U vodhën qytetarëve europianë 15 mln euro përmes mashtrimin e call Center, GJKKO dënon Jusel Micin dhe Mendim Domim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.