Monika Kryemadhi ka rrëfyer në “5 pyetje nga Babaramo” momentet më të vështira në këto 4-vjet. Po ashtu, kur Kryemadhi u pyet nëse do të ishte kryetare e LSI, ajo u shpreh se ndoshta është pak si herët për përgjegjësinë që ka si post.
Pjesë nga fjalët e Kryemadhit:
Të them të drejtën më duket vetja që jam 20 vjet që jeta më thërret por besoj LSI do të jetë një parti jashtëzakonisht ekselente me Vasilin, ka pjekuri politike, gati 70 % e bazës është rinore.
Ndoshta është pak si shumë herët për shpatullat e mia posti i kryetarit. Kryetari presupozohet se e do më shumë partinë por ne të gjithë e duam Shqipërinë pastaj partinë, jo si ajo batuta.
Unë shikoj ku do të jetë Shqipëria, sa do të jetë rritja ekonmike dhe e rrogës pas 18 qershorit.
Ashtu momentesh të vështira ka sa të duash. Njerëzit na mendojnë si fushë me lule ne politikanëve. Ka vështirësi kur një miku jot ka kancer dhe nuk shkon dot jashtë shtetit se nuk ka pasaportë dhe të duhet të hysh mik për të marrë pasaportën për tre javë, apo kur futesh nëpër lagje të varfra ka momente shumë dëshpëruese, ndonjëherë them pse duhet të bëhem pjesë e kësaj, ka halle shumë të mëdha.
Ke qenë shumë më impulsive, duke qenë bashkëshortja e Metës e keni menduar si një këmishë force?
S’mund të them këmishë force, edhe më ka pëlqyer edhe smë ka pëlqyer. Ndoshta kam dashur të jap edhe deklarata më të forta, psh ligji arsimit të lartë dhe Ilir Meta ka qenë personi që na ka trysnuar jo në kuptimin mbylleni gojën se ju hoqa qafe por me një kuptim të qetë. Iliri ka ndikuar si për mirë dhe për keq. Psh në disa marrëdhënie me njerëzit dhe Meta ka thënë ta shohim dhe pastaj kur është verifikuar nga Meta ka qenë vonë dhe marrëdhëniet janë zgjidhur më herët. P.sh kur kemi denoncuar ndonjë fenomen ka dalë që kemi pasur të drejtë ne baza e partisë dhe po të kishte reflektuar më herë do zgjidhej më herët.
(M.D/Shuplaka)