Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” u pyet lidhur me deklaratën e Ramës i cili ka thënë se Kuvendi nuk është drejtuar mirë gjatë kohës që Meta ishte kryetar Kuvendi, ndërsa tashmë që në krye të Parlamentit është Ruçi do ta bëjë më mirë këtë detyrë.
Ajo tha se nuk ka qenë as vetë dakord mbi mënyrën si ka drejtuar Meta pasi ka qenë preferencial.
“As unë skam qene dakort me mënyrën si e ka drejtuar Meta Parlamentin. Ka qenë shumë preferencial ndaj deputetëve të PS dhe Berishës, domethënë ua jepte fjalën shpesh, dhe shumë jo preferencial ndaj deputetëve të LSI. Duke thënë hë se këtyre të tonëve nuk iu ngel hatri. Ky ka qenë një lloj gabimi që ka bërë Meta . Sigurisht që e kam gjykuar në kuptimin e mirë të fjalës dhe e kam shprehur këtë”, Kryemadhi. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post