Ndryshimi në peshë dhe në look i çiftit Meta është vënë re prej kohësh. Të dy ata kanë humbur shumë nbë peshë dhe mund të themi që kanë ‘rilindur’ me këtë pamje të re.
E ftuar dje në ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën ajo ka rrëfyer edhe cilët janë bërë shkak që ajo të humbtte në peshë.
Kryemadhi tha se këtë e ka arritur falë këshillave të një mikes së saj e cila është mjeke. “Fillova të dobësohem kur pash që isha bërë sa dyfishi i tij (bashkëshorti Ilir Meta)”, është shprehur Kryemadhi.
Ajo tregoi se të gjithë e pyesin se çfarë ka bërë, por tha se asgjë më tepër veçse ka kufizuar ushqimin dhe ka ndjekur rregullisht regjimin e një diete.
Duket se deputetja e LSI ja ka arritur qëllimit, tani ka një paraqitje tepër elegante. (E.K/SHUPLAKA)