Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhia ka përshëndetur distancimin e Bashkimit europian nga deklarata e kryeministrit Edi Ramës për legalizimin e kanábisit me qëllime mjekësore.
Numri një i LSI-së thotë se, ky është një dezinformim nga Rama duke keqpërdorur imazhin e BE-së për të rikanabizuar vendin me qëllime elektorale.
Ndërkohë, ajo ka komentuar edhe tubimin e sotëm në sheshin “skënderbej” në Ditën e Europës ku u shfaq edhe dhùna shtetërore që sipas saj, nuk kurseu as shoqërinë civile .
“Përshëndes Bashkimin europian për distancimin e qartë nga fushata dizinformuese e Edi Ramës në keqpërdorimin e imazhit të BE për të justifikuar rikanábizimin e vendit për efekt elektoral. Sot në ditën e Evropës dhùna shtetërore nuk kurseu shoqërinë civile, e cila protestonte ndaj aktit korrùptiv të pastrimit të parave në dëm të trashëgimisë kombëtare.
Populli shqiptar kërkon e meriton jetesë me standarte të BE, ndaj inkurajojmë më shumë qëndrime të tilla me vlerë për opinionin publik dhe besimin e tyre te institucionet e pavarura të BE. Bashkë të lu.ftojmë dezinformimin dhe ti sigurojmë shqiptarëve një qeveri përtej propágandës, që realizon 15 kushtet e integrimit dhe çon përpara ëndrrën evropiane”, shkruan Kryemadhi.
Edi Rama deklaroi sot se pas një viti punë për pak kohë do të jetë gati drafti për ligjërimin e prodhimit të hashashit për arsye mjekësore, sikur e kanë disa vende në botë, mes tyre fqinji jonë, Maqedonia.
Drafti, tha Rama është konsultuar me ekspertët e huaj, ndërsa deklarata e Ramës u bë teksa ishte në një konferencë me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca. Rama tha se kjo nuk është asnjë shpikje shqiptare, por ka ndodhur dhe në vende të tjera para nesh, po ashtu ai tha se shumë shpejt do të kalojë dhe amnistia fiskale.
(F.GJ./FAXWEB.AL)