Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në Kuvend, ka folur për mocionin e opozitës për votën e Shqipërisë në OKB.
Kryemadhi e ka cilësuar votën e shtetit shqiptar si faqe të errët në historinë politike.
Kryemadhi ka dhënë se vota e Shqipërisë është kushtëzuar nga ata që ajo i quajti ‘tutorë’ politikë të Kryeministrit.
“S’duhet të ishim pjesë e votës anti-amerikane. Reagimet e shqiptarëve e pamë se si janë për qëndrimet e çartura të Edi Ramës. Besoj se dëgjuam edhe qëndrimin e diasporës shqiptare në SHBA, që pas veprimit që Rama bëri, i doli kundër. E keni parë se sa Rama i referohet Ismail Qemalit, Nolit etj, por thjeshtë i ka fjalë politike. Qëndrimi i Ramës ka qenë i kushtëzuar nga tutorët e tij dhe jo në interes kombëtar. Vota e 21 dhjetorit ishte faqja më e errët në historinë e politikës së jashtme. Shqiptarët i detyrohen shumë SHBA” tha Kryemadhi.
(F.G/Faxweb)