Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur për mediat në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të LSI-së.
Kryemadhi ka folur për aksionin opozitar të frontit PD-LSI pas gjendjes së tensionuar të situatës në Tiranë dhe Kukës.
Kryemadhi ka thënë se opozita do kërkojë përjashtimin e Kryeministrit Rama nga parlamenti për gjuhën e përdorur në Kuvend.
Kryetarja e LSI-së ka dënuar gjuhën e përdorur nga Rama, teksa i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë me paanshmëri kontratën e koncesionarit me qeverinë shqiptarë.
“Sot shqiptarët janë ngritur kundër skllavërsisë. Parësore është gjendja e të arrestuarve. Edi Rama dhe oborri i tij arrogant nuk e kuptojnë se shqiptarët janë ngritur kundër pushtetit të tij të bandave. Fjala e tij para shqiptarëve është një fyerje që u bëhet kuksianëve por edhe kosovarëve.
E dënojmë me forcë deklaratën e tij, dhe fjalorin e tij prej rrugaçi që bëri për vëllezërit tanë kosovarë. Kërkojmë përjashtimin e Kryeministrit nga Parlamenti. Rama ta harrojë se mund të tallet me qytetarët. Ftojmë prokurorinë të zbatojë ligjin dhe të mos marrë në mbrojtje provokatorët e dhunës. Të hetojë me paanësi kontratën e koncesionit. Çdo tolerim do ketë pasoja. Jemi në ndjekje të situatës hap pas hapi.”-ka thënë Kryemadhi.
(F.G/Faxweb.al)