01:04 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kryeministër apo “showman”? Batutat dhe improvizimet e Ramës me hallet e qytetarëve në Laç

22:07 | 08/05/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
Kryeministër apo “showman”? Batutat dhe improvizimet e Ramës me hallet e qytetarëve në Laç

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur ditën e sotme në qytetin e Laçit ku po organizon takimin e rradhës me qytetarët për të prezantuar arritjet si dhe për të biseduar me të pranishmit problematikat që hasin, ndërkohë që një qytetar ka replikuar bindshëm fjalët e Ramës.

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në qytetin e Laçit, në kuadër të Forumit për Llogaridhënien Publike. Ai zhvilloi bisedën e zakonshme me pyetje përgjigje e batuta me qytetarët. Nuk kanë munguar as replikat për problemet e ndryshme që qytetarët kanë pasur.

Megjithatë ajo që vihet re në takimet e tilla të kryeministrit Rama me qytetarët, diçka që ka nisur prej vitit 2013, është prirja e tij e jashtëzakonshme për të vënë në lojë të pranishmit përmes batutave dhe moderimit të takimit si një “shoëman” i regjur emisionesh.

Po cilat ishin disa nga batutuat dhe situatat të cilat kryeministri vendosi qytetarët e pranishëm në sallë në takimin e sotëm në Laç?

“E keni shkelë shumë ju në këtë zonë, prandaj duhen nja pesë vjet revansh.” – iu drejtua ai të pranishmëve burra me qëllim për t’ua lënë fjalën grave të parave në ankesat e tyre.

“Ulu se qenke aktor. Po si ia bën që flet kaq shumë mor burrë. Pa punë po, pa ndihmë ekonomike po. Jeni bërë mjeshtra të ankesave.” – iu drejtua kryeministri njërit prej të pranishmëve, i cili iu ankua që në fillim të takimit për papunësi.

“E ke parë si hyn në Tiranë? Hyn si mçeftas mes kumbullave. Në Vlorë hyje si mes ullinjve. Njësoj si PD, se ku fillon, se ku mbaron, se ça ka anash, s’ka rëndësi. Rëndësi ka vetëm ajo korsi krim krim krim, drogë drogë dorgë.” – këtë batutë e përdori për tu shpjeguar qytetarëve në takim si ishin lënë akset e hyrjes nëpër qytete për shkak të qeverisjes të PD, sipas tij.

“Zotni po e tepron, më fal që po ta them por po e tepron. Ohuu hiqe prej pune atë thotë. Meqë nuk e përdor internetin thuaji mbesës kur të shkosh në shtëpi.” – ky ishte një moment tensioni kur një qytetar i revoltuar me një prej ministrave për moskthim përgjigje, i ka kërkuar përgjigje kryeministrit dhe i ka kërkuar ta shkarkojë ministrin.

“Je dhe aktor i mirë, nuk ta dalim dot” – kjo në fakt ka qenë batutë e një prej qytetarëve kur ndërsa po insistonte në rritjen e çmimeve të ujit, kryeministri i përgjigjej se nuk kishte rritje taksash.

“Përshëndetje shoku Llesh.” – iu përgjigj një të pranishmi, i cili iu drejtua me fjalët ‘përshëndetje shoku Edi!’

“Nuk të lemë pa drejtor, do ta gjejmë drejtorin meqenëse e dashke drejtorin.

Do vish ta mbyllësh ti mbledhjen meqë je dhe pa punë.” – ishin dy batuta të tjera në përfundim të takimit të kryeministrit Edi Rama me kurbinasit.

(E.L./Faxweb)

Pas

Për vetëm pak sekonda, njerëzit krijojnë këto 8 përshtypje për ju

Para

Të shtëna me armë zjarri në “Don Bosko”, konflikt mes dy personave

Para
Të shtëna me armë zjarri në “Don Bosko”, konflikt mes dy personave

Të shtëna me armë zjarri në "Don Bosko", konflikt mes dy personave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.