”Kryeministër pa kokë!Pikë autoriteti nuk ka! E tërheqin zvarrë edhe vartësit. Këput kopaçe në publik, vetëm për të fshehur pengmarrjen nga vartësit në detyrë ose jo!”, ky është komenti i ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani këtë të premte për kryeministrin Edi Rama.
Juristi i njohur shkruan se Rama po bëhet qesharak pa kufi.
”Çorientim! Kryefjala e kriminalitetit dhe drogëzimit të vendit, paska marrë rolin e kallëzuesit!
Qesharak pa kufi!
Kallëzon “policinë që desh” dhe që është i detyruar ta mbrojë! Po nuk e mbrojti e hëngri!
Kallëzon Çakon, por nuk e shkarkon se nuk do! Madje edhe Xhafën, por s’ia mban ta shkarkojë!
Kryeministër pa kokë!
Pikë autoriteti nuk ka! E tërheqin zvarrë edhe vartësit. Këput kopaçe në publik, vetëm për të fshehur pengmarrjen nga vartësit në detyrë ose jo!
Ndërkohë zyrtarët e rilindjes së tij, o rrinë në Shqipëri por në detyra publike, ose ikin nga Shqipëria kur nuk janë në detyrë!
S’kanë shans tjetër në fakt! Është mënyra e vetme për t’i shpëtuar burgut!
Ndërkohë krye i pandehuri-kryefjalë, kur shfaqet si kallëzues, ngjan si bishti i gjelit në prapanicën e derrit.
(Ndjesë për gjelin dhe derrin që i përdora në njeriun e gabuar)…”, ironizon Manjani.
Vendi së fundi është përfshirë nga skandale që kanë tronditur qeverinë: hetimi ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri për trafik ndërkombëtar droge dhe korrupsion, arrestimi i Orest Sotës me 863 mijë euro dhe 2 patentat e Tahirit dhe së fundmi shpallja në kërkim e 3 shefave të Policisë në Vlorë.
(V.G/Faxweb)
Montazhi i publikuar nga Manjani