Ditën e nesërme, më 16 maj, do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë që do të bëjë bashkë shumë liderë të Evropës, por jo vetëm.
Ndërkohë që sot pritet të mbërrijnë në Rinas, disa prej liderëve që janë pjesë e samitit.
Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer pritet të jetë në Rinas rreth orës 10:30, të paradites së sotme. Shefi i NATO-s, Mark Rutte do të jetë rreth orës 15:30, kurse presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në orën 18:30.
Pritet gjithashtu të vijë në Shqipëri edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.