Kryeministri bullgar, Stefan Yanev, ka pritur në një takim zyrtar ditën e sotme Kryeministrin shqiptar, Edi Rama, me të cilin mbajti dhe një konferencë për shtyp.
Yanev deklaroi përpara kryeministrit Rama se ata mbështesin rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ama ccështjet duhet të zgjidhen.
Kryeministri i Bullgarisë ja bëri të qartë Ramës se ccështjet midis tyre dhe Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhen nga vetë ata dhe pa këshilla nga jashtë.
“Vlerësimi ynë i përbashkët është që marrëdhëniet po zhvillohen në mënyrë të mirë. Kjo mund të shërbejë si shembull se si mund të zhvillohen marrëdhëniet e fqinjësisë. Nuk kemi çështjeje të hapura, që nevojiten nga diskutime serioze dhe nga kërkimi i zgjedhjeve praktike. ne po punojmë, zgjedhjet janë të qëndrueshme dhe marrëdhëniet tona janë mjaft të mira. Me kryeministrin Rama tërhoqëm vëmendjen mbi pakicën kombëtare bullgare në Shqipëri që gëzon prani të shkëlqyeshme dhe mund të shërbejnë si urë lidhëse mes dy kombeve.
Në këtë mënyrë, duke zhvilluar edhe shteti shqiptar, demonstron mundësinë për marrëdhënie më të mirë midis dy shuteve. Konstatuam ngjashmëri te temat, përfshirë perspektiven e Shqipërisë në BE. Duke folur për këtë, duhet të përmendim edhe faktin që pozita e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut është pengesë për Shqipërinë. Ne duam që Bullgaria, të mos krijohet efekti që shoqëritë të mendojnë që po pengojnë, përkundrazi.
Pozita jonë është treguar te demonstrimi i deklaratave tona. Rruga Evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut e mbështesim, por shpresojmë që çështjet tona që kemi për të zgjidhur me Maqedoninë e Veriut, mund të zgjidhet me anë të dypalëshe. Këshilla nga plkë të jashtëm nuk është gjë e mirë, sepse na takon ne që të gjejmë rrugën e dialogut. Ajo që është deklaruar për respektivën Evropiane të konfirmohet me vepra reale.
Kjo pozitë duhet t’i shpjegohet mirë shteteve Evropiane. Marrëdhënia jonë me Maqedoninë e Veriut të mos jetë një precedent për ngecjen e ecurisë së këtyre vendeve në BE”, tha Janev.
(E.H/Faxweb.al)