Përtej humorit, situata aktuale e krijuar nga Cocid-19 është tejet serioze. Krerët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian janë mbledhur sot në Bruksel për të folur për planin e rimëkëmbjes ekonomike.
Sot është një ditë e shënuar për kancelaren gjermane pasi feston ditëlindjen. Të pranishmit i kanë bërë asaj dhurata nga më të ndryshmet.
Sakaq, kryeministri bullgar teksa i tregoi dhuratën që kishte për Merkel, u përball me një faleminderit e më pas me një “kritikë”. Borissovit i doli pa dashje hunda jashtë maskës dhe kancelarja nuk nguroi ta këshillonte.