Benjamin Netanyahu, kryeministri i shtetit hebraik që prej vitit 2009-të do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë me datën 1 nëntor.
Zyra e tij thotë se Netanyahu do të marrë pjesë në një samit rajonal që do të mbahet në Shqipëri.
Zyra e tij njofton se ai gjithashtu do të zhvillojë një vizitë zyrtare edhe në Bullgari për tu takuar me krerët më të lartë të Greqisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Serbisë.
“Vizita e tij në Shqipëri do të jetë me sa duket një udhëtim i nivelit më të lartë nga një udhëheqës izraelit në vendin tonë. Në vitin 1994, Ministri i atëhershëm i Jashtëm Shimon Peres vizitoi Tiranën dhe vitin e kaluar qyteti përkujtoi udhëtimin me një pllakatë për ish-burrështetasin”– shkruajnë për vizitën mediat izraelite.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post