Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar Ilir Metën pas zgjedhjes në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Kryeministri Mustafa i ka uruar Metës suksese pas marrjes së kësaj detyre të rëndësishme, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim të mëtejshëm me Shqipërinë.
Mustafa ka shprehur bindjen se eksperienca dhe maturia e Presidentit Meta do të kenë impakte pozitive për zhvillimet në Shqipëri dhe më gjerë.
Meta u zgjodh sot me 87 vota pro si Presidenti i Republikës dhe vetëm me dy vota kundër. Sot ishte raundi i katërt i zgjedhjes së presidentit pas dështimit të tre të parëve. (M.D/Shuplaka)