09:54 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Kryeministri ideator i grushtit të shtetit”, Ilir Meta: Me 2 Mars firmos dekretin, ju pres të gjithëve në…

13:21 | 19/02/2020
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Prova të reja për grushtin e shtetit”, Presidenti Meta tjetër konferencë për mediat

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka paralajmëruar se më datë 2 Mars do të firmosë në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” një dekret për mbrojtjen e Kushtetutës nga grushti i Shtetit, por pa specifikuar nëse kjo ka të bëjë me shpërndarjen e Parlamentit.

Duke folur gjatë për çështjen e transperencës në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, duke përsëritur herë pas here fjalët “grusht shteti”, Meta akuzoi se pjesë e tij janë mazhoranca, qeveria dhe një grup kriminal Brenda dhe jashtë vendit që kanë për qëllim largimin e të rinjve nga vendi dhe kapjen e çdo institucioni.

Kreu i Shtetit tha se që prej datës 2 Mars, nuk do të jetë vetëm Presidenca kalaja e mbrojtjes së Kushtetutës, por çdo qytetetar për të mbrojtur çdo institucion.

”Nëse sot ky institucion është e vetmja kështjllë e pamposhtur e Kushtetutës dhe mbrojtjes së saj, më datë 2 Mars do të vendoset për të shpartalluar këtë grusht shteti, të mafias kombëtare dhe ndërkombëtare, do ta vendosim në 2 Mars. Në 2 Mars pasdite ju presim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” që prej asaj dite nuk do të ketë vetëm një institucion si presidenca në mbrojtjen e Kushtetutës”, u shpreh mes të tjerave Meta.

Pjesë nga fjala e Ilir Metës para gazetarëve:

Ka dhe shumë argumente të tjera, ne zgjodhëm këtë dokument, gjysmë-parlamenti mashtron institucionet, kjo është gjë e zakonshme. Në kuadër të transperencës për çmontimin e grushtit të shtetit dhe me thirrjen e shqiptarëve që ta shpartallojmë së bashku, në emër të disa bandave kriminale shqiptare dhe ndërkombëtare që synojnë të dëmtojnë vendin. Kemi një problem të madh. Nuk po gjejmë dot aktin me të cilin është bërë botimi në fletorën Zyrtare emërimi i Arta Vorpsit në Gjykatën Kushtetuese. Ky është një shqetësim sepse Parlamenti ka marrë një vendim mjaft serioz sepse ka thirrur komisionin e Venecias. Presidenti ka kërkuar para 48 orësh informacion për këtë emërim afat icili ka skaduar, për mënyrën e administrimit të kërkesës zyrtare të KED shoqëruar me praktikën e plotë të kërkesës dhe akt-ekspertimin. Kushtetuta ka një nen të veçantë, për çdo informacion që kërkon Presidenti duhet të përgjigjet sa më shpejt çdo institucion të cilit i adresohet. Na duhet edhe ky akt që Komisioni i Venecias të jetë edhe më i informuar pas takimit me të gjithë anëtarët e KED.

Keni nisur një betejë për të ngritur kushtetutën, ju e quani gjysmë parlament, pse nuk e shpërndani këtë parlament? Keni thënë se janë disa zyrtarë të lartë pjesë e grushtit të shtetit, keni emra konkret?

Meta: Patjetër, është vetë qeveria, mazhoranca. Ju e dini se çfarë përfaqëson ai gjysmë-parlament. Çdo ditë do të ketë lajm për grushtin e shtetit. Do ta marrim me qetësi çmontimin e plotë të grushtit të shtetit, gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës. Nëse sot ky institucion është e vetmja kështjellë e pamposhtur e Kushtetutës dhe mbrojtjes së saj, më datë 2 Mars kur do të vendoset për të shpartalluar këtë grusht shteti, të mafias kombëtare dhe ndërkombëtare, do ta vendosim në 2 mars. Të krimit të organizuar ndërkombëtare vendase edhe jo vendas. Në 2 Mars pasdite ju presim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” që prej asaj dite nuk do të ketë vetëm një institucion si Presidenca në mbrojtjen e Kushtetutës. 

Më 2 mars do të lidhim një besëlidhje për të shpartalluar regjimin e oligarkëve. Do të shkatërrojmë bazën e krimit të organizuar kombëtar dhe ndërkombëtar ata që kërkojnë popullin e presidentit në WhatsApp të porosisin poture të gjëra.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: 2 MARSgrusht shtetiilir meta
Pas

Meta nis me vonesë konferencën: Kisha një takim me ambasadoren, e vetmja që e shqetësonte demokracia në Shqipëri

Para

“Të porosisin poture të gjera”, Meta nuk përmbahet: Deledeputetët kanë përdhunuar Kushtetutën, në 2 Mars do të shkatërrojmë…

Para
“Të porosisin poture të gjera”, Meta nuk përmbahet: Deledeputetët kanë përdhunuar Kushtetutën, në 2 Mars do të shkatërrojmë…

"Të porosisin poture të gjera", Meta nuk përmbahet: Deledeputetët kanë përdhunuar Kushtetutën, në 2 Mars do të shkatërrojmë...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit për një projekt filmi, reagon Ministria e Kulturës

Fier/ Goditet 1 tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori

Presidentja Osmani uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet, dashuri dhe solidaritet

Albin Kurti uron Kurban Bajramin për të gjithë shqiptarët: Një festë e shenjtë për mirësi e solidaritet

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, shkak lënia ndezur e një pajisjeje elektroshtëpiake

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e katërt, sot testi gjeneral në ‘Arenën Kombëtare’! Manaj bashkohet me grupin

“Çdo ditë paqeje është një dhuratë”, Myftiu i Elbasanit përcjell ceremoninë e faljes

Izraeli sulmon Bejrutin jugor në prag të festës fetare

Aksident në urën e re të Kukësit! Përplasen tre automjete, devijohet trafiku

Kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.