Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se përpjekjet e tyre për për lirimin e pengjeve do vazhdojnë të pandërprera, ndërkohë që mbeten të prerë lidhur me vendimin se nuk do të pranojnë asnjë marrëveshje.
“Por, ne nuk do të pranojmë asnjë marrëveshje me çdo çmim. Shumë gjëra që janë thënë në media sikur ne i kemi pranuar, për shembull lirimin e terroristëve, por ne nuk e pranojmë. Ne i jemi shumë mirënjohës administratës amerikane për mbështetjen që kemi që nga fillimi i luftës”, shtoi Netanyahu.
Netanyahu më pas konfirmoi se Izraeli nuk do t’i japë fund luftës derisa “Hamasi të eliminohet, të gjithë pengjet të kthehen dhe Gaza të mos përbëjë më kërcënim për Izraelin”.