00:14 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kryeministri japonez takohet në Shtëpinë e Bardhë me Donald Trump, ja çfarë do të diskutojnë dy liderët

15:22 | 07/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryeministri japonez takohet në Shtëpinë e Bardhë me Donald Trump, ja çfarë do të diskutojnë dy liderët

Kryeministri japonez Shigeru Ishiba takohet sot (të premten) në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Bill Gallo zyrtarët japonezë thonë se duan të ripohojnë aleancën SHBA-Japoni dhe të ndërtojnë lidhje të forta personale mes Kryeministrit Ishiba dhe Presidentit Trump.

Që nga fillimi i mandatit të tij të dytë, presidenti amerikan Donald Trump, ka rikthyer trysninë mbi vendet që ai thotë se po shfrytëzojnë Shtetet e Bashkuara.

”Këto vende po vjedhin pasurinë tonë, vendet tona të punës, kompanitë tona” thotë Presidenti Trump.

Presidenti Trump po kërcënon vendet mike me vendosjen e tarifave dhe ka thënë se Uashingtoni duhet të marrë kontrollin mbi Groenlandën dhe bërjen e Kanadasë shtetin e 51-të të Amerikës.

Takimi i parë i Kryeministrit japonez Shigeru Ishiba me Presidentin Trump ndodh pikërisht në këtë kontekst. Kjo shqetëson shumë njerëz në Tokio, thotë profesori Jeffrey J. Hall.

“Mediat dhe banorët japonezë shpresojnë që Kryeministri Ishiba të mund të dalë nga takimi pa qenë viktimë e një sulmi të ri nga Amerika”, thotë profesori Hall nga Universiteti Kanda.

Gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, tensionet SHBA-Japoni u zbutën, pjesërisht për shkak të diplomacisë së ish-Kryeministrit Shinzo Abe.

Kjo qasje mund të jetë e vështirë për Kryeministrin Ishiba, i cili ka një personalitet shumë të ndryshëm.

“Ai është akademik. Atij i pëlqen të flasë me detaje, që mund të jetë gjë e mirë në një debat parlamentar ose në një mjedis tjetër… por mund të ketë ndikim të kundërt në llojin e bisedës që Presidenti Trump pëlqen të bëjë”, thotë profesori Hall.

Disa në Japoni nuk besojnë se është ide e mirë që Kryeministri Ishiba po takohet me Presidentin Trump. Në vend të kësaj, thonë ata, më mirë do të ishte që ai të qëndronte larg radarit të Presidentit Trump për aq kohë sa të ishte e mundur.

Të tjerë thonë se është më mirë të jesh proaktiv, pjesërisht për t’u mbrojtur nga çdo tendosje e ardhshme në aleancë.

“Disa njerëz thonë se takimi nuk është një ide e mirë, por duhet të rrezikosh nëse dëshiron të kesh një marrëdhënie më të mirë”, thotë Mieko Nakabayashi profesore në Universitetin Ëaseda dhe ish-ligjvënëse japoneze.

Kjo është e njëjta dinamikë me të cilën përballet pothuajse çdo aleat i Shteteve të Bashkuara, ndërsa Presidenti Trump përsëri ndjek qasjen e tij ‘Amerika e para’ ndaj botës.

Etiketa: donald trump
Pas

Gramsh: Aksident pranë fshatit Qerret, plagoset rëndë një 60-vjeçare

Para

Vota e diasporës! KQZ i propozon partive politike disa ndryshime të Kodit Zgjedhor për afatin e regjistrimit në lista për emigrantët që…

Para
Vota e diasporës! KQZ i propozon partive politike disa ndryshime të Kodit Zgjedhor për afatin e regjistrimit në lista për emigrantët që…

Vota e diasporës! KQZ i propozon partive politike disa ndryshime të Kodit Zgjedhor për afatin e regjistrimit në lista për emigrantët që…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.