Pas debatit politik që shpërtheu në lidhje me shitjen e kravatave të dizenjuara nga kryeministri Rama në një butik të kryeqytetit, kamera e In Tv ka shkuar aty ku ishin ekspozuar mallrat që mbanin nënshkrimin e kryeministrit piktor.. Kravata të prodhuara nga biznesi i ish deputetes demokrate Lajla Përndaska, bënë jo pak bujë.Gjatë intervistës Lajla Përnaska zbardh edhe të vërtetën.
Sipas saj , krahatat e kryeministrit pavarësisht se zënë një pjesë të madhe të vitrinës nuk janë në shitje, duke theksuar edhe se kanë një çmim vërtet të kripur.
“Modelistët tanë kanë pasur një atraksion nga kombinimi i ngjyrave të zotit Rama dhe fakti që mbasi janë aplikuar dhe integruar në modelin 3D, kanë dalë produkte vërtet shumë interesante. Kjo tregon se kombinimi i ngjyrash është i duhuri për të nxjerrë një produkt 3D. Ka dalë një gjë shumë interesante dhe e veçantë , por që dua të theksoj se nuk janë në shitje, por vetëm të ekspozuara. Nuk bëhet fjalë për ndonjë marrëveshje shitjeje deri në këto moment që flasim”, tha ajo.
Ndërkaq Fiordi Përnaska ka zbuluar edhe çmimet e kravatave.
“Për kravatat fillimi i çmimeve është me 77 euro, ndërsa për kategoritë e tjera të kravatave që kemi, të cilat variojnë nga 139 deri në 199 euro”, theksoi ai.
Gjithsesi është për t’u çuditur fakti që kryeministri kërkon të jetë kudo, aq sa deklaron se ka dizenjuar edhe bluzat e kombëtares apo stadiumin e ri Arena Kombëtare.