Kryeministri Rama mesa duket nuk duron që të tjerët, qofshin edhe qytetarë të thjeshtë të përdorin fjalorë të papërshtatshëm me të. Kështu komentit të një qytetare e cila dëgjesat publike të kryeministrit i quan “tallja mendereje me mjete rrethanore” kryeministri i është përgjigjur “Sa gjynah, goxha grua me këtë gjuhë të rëndomtë”.
Por qytetarja nuk e ka lënë me kaq, ajo i ka kujtuar kryeministri gjuhën e tij shumë të rëndë që ai ka përdorur në kohë të ndryshme, madje para ekraneve dhe në Parlament.
(B.H/Shuplaka)