22:59 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kryeministri kroat kritikon ashpër presidentin Plenkoviç: Kosova nuk u aneksua, është shtet i pavarur

14:16 | 31/01/2023
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryeministri kroat kritikon ashpër presidentin Plenkoviç: Kosova nuk u aneksua, është shtet i pavarur

Kosova ndez debatin dhe përplasjet politike në Kroaci. Kryeministri Andrej Plenkoviç kritikoi ashpër presidentin e vendit, Zoran Milanoviç, për deklaratën që shokoi perëndimorët dhe që u bë lajm kryesor në mediat serbe dhe ruse.

“Asnjë shtet nuk e ka aneksuar Kosovën. Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur nga Kroacia. Po të ishte aneksuar, këtë do ta bënte një shtet. Është e rëndësishme që Kosova të jetë e pavarur, që ne të kemi marrëdhënie diplomatike me të”, deklaroi kryeministri kroat. Plenkoviç shtoi më tej se presidenti nuk e di konceptin e të drejtës ndërkombëtare për aneksimet.

Ky reagim erdhi pasi Milanoviç tha se Kroacia bashkë me perëndimin aneksuan Kosovën dhe ia rrëmbyen atë Serbisë. Ai u shpreh kështu duke komentuar me zemëratë të madhe dërgimin e tankeve perëndimore për në Ukrainë, ku përmendi edhe frikën që nënvlerësimi i Rusisë si fuqi bërthamore mund të sjellë shkatërrim për të gjithë dhe një luftë të tretë botërore.

Presidenti kroat theksoi se nuk po kërkon të vendosë në dyshim pavarësinë e Kosovës, por se këtë po e bën për të nxjerrë në pah nga ku ka nisur dëshira e Rusisë për aneksimet e saj në Ukrainë.

 

Pas

I kërkuar në Gjermani, Arrestohet në Pikën Kufitare Morinë 45 vjeçari nga Gjakova

Para

Konflikti mes policëve në ish-Bllok, AMP: Në hetim efektivi i FNSH-së dhe i Forcës së Posaçme Operacionale

Para
Arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Itali, qëndroi në mënyrë të paligjshme dhe dyshohet për vjedhje

Konflikti mes policëve në ish-Bllok, AMP: Në hetim efektivi i FNSH-së dhe i Forcës së Posaçme Operacionale

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.