06:03 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kryeministri njoftoi ngrirjen e bisedimeve për anëtarësim/ Presidentja gjeorgjiane e shpall parlamentin të paligjshëm mes protestave pro-BE-së

10:54 | 01/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryeministri njoftoi ngrirjen e bisedimeve për anëtarësim/ Presidentja gjeorgjiane e shpall parlamentin të paligjshëm mes protestave pro-BE-së

Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili e cilësoi qeverinë jolegjitime të shtunën dhe tha se nuk do të largohej nga posti kur mandati i saj të përfundojë muajin e ardhshëm, ndërkohë që kryeministri Kobakhidze deklaroi se nuk do të lejojë një revolucion në vend. Shteti i Kaukazit Jugor është përfshirë nga protestat, pasi partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” e kryeministrit Irakli Kobakhidze, njoftoi ngrirjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE dhe refuzim të granteve financiare nga Brukseli deri në 2028.

Anketimet e opinionit publik tregojnë për një mbështetje të vazhdueshme dhe të fortë të qytetarëve për integrimin europian të vendit. Ngrirja e bisedimeve ka nxitur protesta në mbarë vendin pasi Gjeorgjia e ka të shkruar në kushtetutë aspiratën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjatë një fjalimi të shtunën, Presidentja Zourabichvili, mbështetëse e BE-së dhe kritike e partisë “Ëndrra Gjeorgjiane”, roli i të cilës është kryesisht ceremonial, tha se parlamenti nuk ka të drejtë të zgjedhë pasardhësin e saj kur t’i përfundojë mandati në dhjetor dhe se ajo do të qëndronte në detyrë.

 

 

Presidentja Zourabichvili dhe kritikë të tjerë të qeverisë thonë se zgjedhjet e 26 tetorit, në të cilat “Ëndrra Gjeorgjiane” fitoi pothuajse 54 përqind të votave, u manipuluan dhe se parlamenti që zgjodhi është i paligjshëm. “Nuk ka parlament legjitim dhe për rrjedhojë, një parlament i paligjshëm nuk mund të zgjedhë një president të ri. Kështu, nuk mund të bëhet asnjë inaugurim dhe mandati im do të vazhdojë derisa të formohet një parlament i zgjedhur në mënyrë legjitime”, tha ajo.

Më herët Kryeministri Kobakhidze, i cilësoi protestat si “demostrata të dhunshme” duke shtuar se “entitete të huaja” dëshirojnë të shohin atë që ai e cilësoi “Ukrainizim” të Gjeorgjisë, përmes një “skenari të llojit Maidan”, një referencë për revolucionin e vitit 2014 në Ukrainë. Autoritetet gjeorgjiane njoftuan se kanë arrestuar 107 vetë gjatë protestave të premten më mbrëmje në kryeqytetin Tbilisi kundër vendimit të qeverisë për të pezulluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Mijëra protestues kanë dalë në rrugët e qyteteve dy netë me radhë, duke u përplasur me policinë, e cila ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se të premten, protestuesit në Tbilisi u ndoqën dhe u goditën nga policia, ndërsa demonstruesit ishin mbledhur jashtë godinës së parlamentit. Po sipas kësaj agjencie, policia ushtroi dhunë ndaj përfaqësuesve të medias dhe përdori altoparlantët për të lëshuar ofendime ndaj protestuesve.

Mblidhen sërish protestuesit
Mijëra protestues u mblodhën të shtunën mbrëma në Tbilisi, mes një pranie të madhe të policore. Qindra punonjës të ministrive- të jashtme, të mbrojtjes, drejtësisë dhe arsimit të Gjeorgjisë, së bashku me bankën qendrore të vendit kanë firmosur letra të hapura duke dënuar vendimin për ngrirjen e bisedimeve.

Vendimi për pezullimin e bisedimeve për anëtarësim në BE mbyll muaj të tërë marrëdhëniesh të përkeqësuara mes partisë “Ëndrra Gjeorgjiane”, e cila është përballur me akuza për tendenca autoritare dhe pro-ruse, dhe Perëndimit./VOA

Pas

EMRI/ Prodhonte dhe shiste vaj kanabisi, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë, i gjenden dhe armë në banesë

Para

Selanik, shqiptari vret me thikë gruan dhe plagos djalin që tentoi ta ndalonte

Para
Selanik, shqiptari vret me thikë gruan dhe plagos djalin që tentoi ta ndalonte

Selanik, shqiptari vret me thikë gruan dhe plagos djalin që tentoi ta ndalonte

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.