Pas kometeve te bera nga kryeministri Rama per protesten e e opozites ne Parlamentin Europian, ka ardhur menjehere edhe reagimi i kryetarit te grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi. Sipas Bardhit duhet dy per nje tango dhe Rama e ka zgjedhur dyshen e tangos qe eshte krimi i organizuar.
Reagimi i Bardhit
Duhen dy për një tango pa asnjë diskutim! Dhe ti e ke zgjedhur dyshen tënde të tagos: krimin e organizuar.
Ti ke vendosur të bësh tango me Altin Hajrin, që të dikton të 3 në listën e kandidatëve dhe ti i vendos firmën. Ti ke vendosur të bësh tango me Avdylajt, që të diktojnë të 5 në listën e kandidatëve dhe ti i vendos firmën.
E ndërkohë që ti bën tango me krimin e organizuar, duke vallëzuar muzikën që krimi i organizuar dëshiron, opozita ka vendos të bëjë tango me interesin publik, për të vallëzuar çdo shqiptarë muzikën që përfaqëson vlerat europiane në qeverisje dhe që garanton mirëqenien e tyre.