09:21 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

‘’Kryeministri po liron shokët e tij’’, amnistia për të burgosurit shoqërohet me protesta në Rumani

09:28 | 23/01/2017
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘’Kryeministri po liron shokët e tij’’, amnistia për të burgosurit shoqërohet me protesta në Rumani

Dhjetëra mijëra njerëz protestuan në rrugët e kryeqytetit rumun Bukuresht dhe në qytete të tjera të vendit kundër planeve të qeverisë për të liruar rreth 3 000 të burgosur.

Në Bukuresht, disa prej protestuesve kaluan kordonet policore dhe shkuan drejt ndërtesave qeveritare. Kryeministri rumun Sorin Grindeanu tha se amnistia do të lehtësojë peshën mbi burgjet e mbipopullura, por kjo nuk u duk si arsye e vlefshme nga publiku për të lënë të lirë kriminelët e dënuar. 

Për më tepër, kundërshtarët e tij politikë dhe kritikët thonë se kryeministri po përpiqet të lirojë aleatët e tij që janë dënuar për korrupsion. Kundërshtarët e kësaj lëvizjeje kanë kërkuar që ajo të debatohet në Parlament, pasi kryeministri e mori vendimin përmes masave që shmangin  legjislativin, madje nuk kanë nevojë as për firmën e Presidentit Klaus Iohanis. 

Mediat vendase raportojnë se mes emrave të atyre që do të liroheshin ishin edhe disa ish-zyrtarë dhe ish-gjykatës të dënuar për korrupsion. Protestat ishin të qeta dhe atyre ju bashkuan edhe politikanë si vetë Presidenti Iohanis, i cili tha se qytetarët kanë të drejtë që janë të indinjuar. 

Sipas tij, është e papranueshmë që një kryeministër të ndryshojë ligjin sipas qejfit, në mënyrë që jo vetëm të lirojë zyrtarë të korruptuar, por gjithashtu të zhdukë befas çështjet hetimore për shumë të tjerë. (E.K/SHUPLAKA)
 

Etiketa: protestarumani
Pas

Gara presidenciale në Francë, Valls e Hamon në balotazh për të majtën

Para

Që me mëngjes, Basha e nis me postim: Propozoni përfaqësuesin tuaj në parlament, mbi to do përzgjidhet lista

Para
Që me mëngjes, Basha e nis me postim: Propozoni përfaqësuesin tuaj në parlament, mbi to do përzgjidhet lista

Që me mëngjes, Basha e nis me postim: Propozoni përfaqësuesin tuaj në parlament, mbi to do përzgjidhet lista

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbytet anija me emigrantë në Jemen, 68 të vdekur

Zhduket pasagjeri i tragetit! Shqipëria operacion kërkimi nga Kepi i Stillos në grykëderdhjen e Semanit

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Bosnje

Këmbimi valutor 4 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Trump dhe nëndetëset bërthamore, çfarë fshihet pas mesazhit ndaj Putinit

“Do të sigurohem që Hamasi të mos jetë kurrë më kërcënim për Izraelin”, Netanyahu: Ata nuk duan marrëveshje

Borshi pa drita, mungon energjia elektrike që mbrëmjen e djeshme

Flakët në malin e Skërficës, ndërhyn edhe shërbimi zjarrfikës i Gjirokastrës

Rama publikon pamjet: Rruga e re që lidh Beratin me jugun e Shqipërisë po asfaltohet

Zjarr në një lagje të Gjirokastrës, flakët rrezikojnë dhe banesat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.