Nga Artan Fuga
Përtej propagandës, procedurave fallco, përrallave me gjykatë kushtetuese, e më e the e të thashë, historia është kjo:
Në Shqipëri kryeministri pushon nga puna Presidentin e Republikës!
Kaq është! Pra Kushtetuta thotë se gjoja Presidenti mandaton kryeministrin, hahahahahaha! kurse në fakt është kryeministri që po të dojë e pushon nga puna Presidentin sikurse pushon edhe pastruesen e wc të kryeministrisë!
Madje në vend të tij mund të emërojë me procedura të sakta hahahahaha edhe më budallain ose budallaqen e lagjes së vet! E kam seriozisht! është e mundur! Si e tek e shpjegoj te libri im “Shoqëria Piramidale”!
Unë nuk e kam qejf shumë çfarë ka bërë në raste të caktuara Ilir Meta. Kjo është tjetër gjë. Madje ka presidentë që në fund të mandatit nuk i do askush! Por nuk i shkarkojnë sepse respektojnë Kushtetutën.
Më mirë një President që është sipas Kushtetutës sesa të heqë kryeministri një president që e ka vendosur vetë dhe e quan të keq kur zihet me të.
Sepse mbrojmë veten jo Ilirin! Dhe pastaj thonë çfarë ka Evropa me ne që nuk na pranon! O Zot, hajde pastaj mos shih ëndërra të llahtarëshme në gjumë kur gratë e Libofshës sulmojnë me sfurqe derrat e Semanit!