Kryeministri Edi Rama ka vizituar dy herë brenda pak orëve efektivët e Policisë së Shtetit që mbetën të plagosur në protestën e para Kuvendit të banorëve të “Astirit” e cila eskaloi në përdorimin e dhunës.
Në një dalje për mediat pas vizitës së tij të parë në Spitalin e Traumës ai u shpreh: “Humbja e gishtave të polices, ishte kalimi i vijës së kuqe”, ndërsa para pak minutash ka publikuar një foto ku shihet teksa puth në ballë efektiven e plagosur.
Më tej si shprehet se Ina Nuka do të dërgohet për kurim në Stamboll.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai shkruan:
“Ina është një vajzë fantastike, që i përballon me buzëqeshjen e njeriut superkurajoz pasojat e krimit brutal mbi të? Në Policinë e Shtetit ajo s’ka hyrë për të bërë një punë, po për një pasion të ushqyer me nota të larta në shkollë, e me stërvitje të përditshme në vijim? Sapo i thashë se gjithçka po bëhet gati për një operacion të gjatë e të vështirë në Stamboll dhe do ta nisim nesër✈️ Më kërkoi t’i premtoj se kur të rimarrë kontrollin mbi duart, do të bëjmë një ndeshje? Patjetër Ina, të shkuara dhe krenar për ty?”.
(B.B/ Faxweb.al)