08:14 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kryeministri Rama merr titullin “Komandant i Legjionit të Nderit” në Francë, zbulon kujt ia kushton

09:52 | 29/03/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryeministri Rama merr titullin “Komandant i Legjionit të Nderit” në Francë, zbulon kujt ia kushton

Kryeministri Edi Rama është nderuar me titullin “Komandant i Legjionit të Nderit” gjatë vizitës së tij më të fundit në Francë.

Ai udhëtoi një ditë më parë drejt Parisit, në kuadër të vizitës njëditore zyrtare, në të cilën u takua me zyrtarë të lartë. Kreu i Qeverisë shkruante një ditë më parë se ishte gjithnjë kënaqësi rikthimi në Paris.

“Shumë i nderuar që kam marrë titullin e Komandantit të Legjionit të Nderit nga Presidenti i Republikës Franceze! Faleminderit Francë!”, shkruan Rama në “Twitter”.

Ndërkaq, në një postim të disa minutave më pas në “Facebook”, ai shkruan edhe se kujt ia akordon këtë çmim:

“I prekur thellë nga nderimi i Presidentit të Republikës Franceze, që më akordoi titullin e lartë të Komandantit të Legjionit të Nderit!

Ky është një titull që i’a kushtoj Shqipërisë; gruas, nënës, fëmijëve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e mbështetësve, të njohur e të panjohur, brenda a jashtë vendit. Vetëm besimi e mbështetja e tyre, më kanë mundësuar të bëj çfarë kam mundur në gjithë këto vite përpjekjesh për të ndryshuar Tiranën, bërë Shqipërinë shtet me dinjitet dhe përmirësuar jetën e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi.

Faleminderit Francë”

Rreth një vit më parë, në Maj të 2016-ës, ky çmim iu akordua edhe shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare. Ai u nderua në një ceremoni në pallatin presidencial “Élysée” nga presidenti Francois Hollande. Në atë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

(XH.A/SHUPLAKA)

 

Très honoré d’avoir reçu les insignes de Commandeur de la Lègion d’honneur par le President de la Republique Française! Merci la France???? pic.twitter.com/bRbqMgfUgk

— Edi Rama (@ediramaal) March 29, 2017

(Kryeministri Rama i pranishëm në nderimin e shkrimtarit Ismail Kadare me çmimin “Komandant i Legjionit të Nderit”)
Etiketa: cmimedi ramaFrancekryeminister
Pas

Analiza e riskut me 82 mijë biznese të vogla, tregtia dhe profesionet e lira evazorët e mëdhenj

Para

”Na e dha darkën e ditëlindjes, ndryshe do ja mbanim histori!”, Gjebrea bën bashkë familjen e madhe

Para
”Na e dha darkën e ditëlindjes, ndryshe do ja mbanim histori!”, Gjebrea bën bashkë familjen e madhe

''Na e dha darkën e ditëlindjes, ndryshe do ja mbanim histori!'', Gjebrea bën bashkë familjen e madhe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.