Kryeministri Edi Rama po ndjek live në stadiumin ‘Air Albania’ ndjeshjen Shqipëri-Gjeorgji, përballje e vlefshme për Ligen e Kombeve.
Rama shihet në stadium, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe djali i vogël Zaho.
Gjithashtu krah tij shihet dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Kujtojmë se ky takim vendimtar për ecurinë e Shqipërisë në Grupin B1 të Ligës ë Kombeve. Një fitore do ta bënte Shqipërinë një kandidate kryesore për të fituar grupin e ngjitur në Ligën A, përtej faktit që do ta afronte edhe me play-off të Botërorit 2026.
Trajneri Silvinjo ka vendosur që t’u besojë edhe për këtë ndeshje thuajse të gjithë emrave që kishte hedhur në fushë nga minuta e parë ndaj Ukrainës, duke rreshtuar ekipin në të njëjtën mënyrë si në ndeshjen me Pragën ku kuqezinjtë dhuruan një lojë shumë të mirë në të dyja fazat. Megjithatë, Arbër Hoxha e nis si titullar në vend të Laçit, i cili do të jetë në pankinë në këtë duel.