Kryeministri Rama ka pritur komisionerin Johannes Hahn dhe anëtarët e delegacionit që e shoqëronte, në një tyrez të rrumbullakët të kombinuar mes flamurit shqiptar dhe atij të Bashkimit Eurpoian. Në fjalën e tij kryeminstri Rama ka falenderuar për bashkpunimin komisoinerin Hahn dhe ka thkesuar se vendimi i Këshillit Europian është një fitiore për vendin.
“Besoj që vendimi i marrë në një moment tejet kompleks për BE dhe në një proces intensiv ku sic dihet për arsye të dinamikave të brendshme të disa vendeve u desh një përpjekje e të gjithëve duke filluar nga komisioneri, të cilin e kam falenderuar edhe më parë.
Ashtu sikundër edhe të gjithë ekipin e tij së bashku me Mogerini dhe Presidentin e Komisionit Europian, që bënë të mundur arritjen e një zgjidhje pozitive që çliron procesin dhe duke përcaktuar një afat të qartë e bën përgjegjësinë tonë jo vetëm të plotë, por edhe të përcaktuar dhe të ndarë sipas të gjithë aspekteve të procesit në shpatullat e atyre që janë këtu të pranishëm, ministra, zv.ministra dhe sekretare.
Ne i kemi analizuar resht për resht qoftë rekomandimin e komisionit qoftë konkluzionin e Këshillit dhe jemi të qartë për detyrat. Ashtu sikundër që jemi të vetëdijshëm sepse përderisa arritëm të marrin një rekomandim pa kushte asgjë nuk na pengon që edhe punën e madhe që kemi përpara në këto 12 muaj ta bëjmë me cilësi të lartë dhe ta bëjmë pa asnjë të sharë, kur i themi ne në shqip” tha kryeministri.